SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi gjatë vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë është takuar me ministrin e jashtëm Gent Cakaj dhe zëvendës kryeministrin e Maqedonisë veriore Bujar Osmanin.

Sipas kryetarit Arifi, në këtë takim është biseduar për fondin kombëtar të Solidaritetit, Kufirin Miratoc Llojan si dhe listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi vitin e ardhshëm.

“Sot me Gentin dhe Bujarin në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë✌️

-Fondi Kombëtar i Solidaritetit👍
-Kufiri Miratoc-Llojan💪
-Lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare 2020” ka shkruar kryetari i komunës së Preshevën në rrjeton social, përcjell presheva.com.