SHPËRNDAJE

Në polemikat e ditëve të fundit kinse për mos-emetimin e seancave të Kuvendit të Komunës së Preshevës është kyçur duke demantuar ato, edhe kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi. Ai në profilin e tij në rrjetin social ka deklauar se :”Seancat e Kuvendit Komunal do të emetohen si gjithmonë drejtëpërdrejtë” ndërkaq ka shtuar se “pretendimet e kundërta janë shpifje dhe paraqesin trysni të paskrupullta të interesave të ngushta klanore ndaj qytetarëve të Komunës së Preshevës”.

Lajmin e rrejshëm për mos emetimin e seancave të Kuvendit komunal ka publikuar televizioni privat lokal në përfundim të kontratës së tyre për të shtuar trysni ndaj pushtetit lokal duke i`u drejtuar kryetarit të Kuvendit me kërkesë për të vazhduar edhe më tej këtë kontratën në fjalë.