SHPËRNDAJE

Pas 28 viteve Riza Halimi tërhiqet nga posti i kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik. Kjo është një kuriozitet në spektrin politik shqiptarë dhe me gjitha gjasat në botën demokratike. Megjithatë shfrytëzoj rastin të`i uroj Shaip Kamberit për emërimin e tij në postin e kryetarit të PVD-së, me ç`rast i dëshiroj suksese dhe kurajo në ekzekutimin e reformave të vonuara në subjektin e zhvatur klanor në dekadat e fundit. Jam thellë i bindur që boshatisja nga joformaliteti i bazuar në interesat klanore dhe i shprehur në etiketime, denigrime, linçime dhe gjitha ato metodat anti-qytetare, mundëson rrjete të mira sinergjije dhe bashkëpunuese.

Sidoqoftë, po të më plotësonte një dëshirë kryetari i ri i PVD-së, mua këtu në Komunën e Preshevës: do t`ma sjellte një opozitë nga subjekti i tij politik, meqë siç dihet tanimë ajo mungon këtu në Preshevë!

Urime!

Shqiprim Arifi