SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi së bashku me kryetarin e APN-së, dega në Bujanoc Arbër Pajaziti vizitojn bashkëatdhetarët në Zvicër më 23 dhe 24 qershor 2018. Sipas agjendës të publikuar në rrjetin social Facebook, kryetari Arifi si dhe kryetari i APN-së, dega në Bujanoc Pajaziti kanë takime në në dy kantone të Zvicrës gjegjësisht qytetin e St. Margarethen, Glarus dhe Bad Ragaz.

Kabineti i Kryetarit të Komunës ka informuar presheva.com se kryetari Shqiprim Arifi para bashkëatdhetarëve do të shpalos disa projekte të inciuara në Komunën tonë që kanë ndikime pozitive edhe tek bashkëatdhetarët tonë. Sipas kabinetit, kryetari Arifi shoqërohet nga kryetari i APN-së, dega në Bujanoc Arbër Pajaziti për të prezentuar situatën aktuale në Komunën e Bujanocit nga perspektiva e opozitës./presheva.com/