SHPËRNDAJE

FikretLimani

Kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë, Fikret Limani, është fotografuar së fundi në një tubim të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Ragmi Mustafës.

Vizitorët që kanë dërguar foton redaksisë në rubrikën “iPresheva” kanë shprehur pakënaqësinë e tyre jo vetëm me politizimin e kryetarit të Bashkësisë Islame, por edhe me faktin se ky i fundit përderisa “lobon” për rizgjedhjen e Mustafës, ka shtyrë vetë së fundi zgjedhjet për organet e reja drejtuese të Këshillit të Bahskësisë Islame në Preshevë në “një afat të pacaktuar”. /presheva.com/