SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë shqiptare të Istrës njëherit këshilltari i Kuvendit të qytetit të Poreçit në Kroaci, Idris Sulejmani ka qëndruar në Medvegjë ku takoi bartësin e listës Të gjithë për Medvegjën, Muharrem Salihu. Në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Medvegjë. Ata kanë vizituar edhe fabrikën MEDINVEST ku është vlersuar lart investimi kapital që ka bërë zoti Salihu. Në këtë mënyrë duke punësuar të rinjtë Muharrem Salihu po ruan bërthamën shqiptare në qyetin e Medvegjës ka thënë për media kryetari i Bashkësisë shqiptare të Istrës, Idris Sulejmani. Sulejmani ka potencuar se rasti i Muharrem Salihut është modeli më i mirë që duhet ndjekur çdo shqiptarë që jeton në diasporë. /presheva.com/