SHPËRNDAJE

Kryetari i gjyqit për kundërvajtje në Preshevë z. Burhan Shaipi në një prononcim për presheva.com ka faleminderuar komunën dhe kryetarin e komunës së Preshevës për renovimin e gjyqit në Preshevë dhe rikthimin e gjykatës themelore përmed “Ditëve të gjykatës”.

“Falënderoj kryetarin e komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi që ka qenë këmbëngulës që në Preshevë të rikthehet Gjykata themelore fillimisht përmes “Ditëve të gjykatës”, organizuar renovimin e ambienteve të Gjykatës civile në Preshevë, si dhe për sigurimin e infrastrukturës së re, gjegjësisht inventarit dhe pajisjeve elektronike për nevoja të stafit të administratës së Gjyqit themelor.” ka thënë z.Burhan Shaipi për portalin presheva.com.

Kryetari i gjyqit për kundërvajtje ka thënë se “Përmes projektit janë renovuar zyret e stafit të Gjyqit dhe sallat ku mbahen seancat, si dhe nyjet sanitare në tre katet e ndërtesës, gjë që tashmë janë siguruar kushtet e nevojshme për funksionim normal të këtij institucioni.”

Falë realizimit të këtij projekti, që nga viti i ardhshëm, me fillimin e punës së Gjykatës themelore në Preshevë, qytetarët e komunës sonë nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në Bujanoc e Vranjë për punët më të thjeshta administrative./presheva.com/