SHPËRNDAJE

Musliu-Furey

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, kryetari Jonuz Musliu priti në një takim pune zyrtarin e lartë të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Drejtat e Njeriut Kevin Furey.
Gjatë këtij takimi u diskutua rrethë gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kryetari Musliu njoftoi zyrtarin Furey për sfidat me të cilat po përballen shqiptaret sa i përket të drejtave të njeriut me theks të veçant çështjen e teksteve shkollore për shkollat fillore donacion nga Republika e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës si nevojë e patjetërsueshme, pasur parasysh që nxënësit shqiptarë janë duke vijuar procesin edukativo-arsimor pa pasur tekstet shkollore. Njëkohësisht, ngriti edhe çështjen e pasivizimit të vendbanimit nga stacionet policore në Bujanoc dhe Medvegjë si forma të presionit për asimilim të shqiptarëve dhe ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë, e që janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi.
Gjithashtu, i pari i Këshillit Kombëtar Shqiptar e njoftoi edhe me gjendjen në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe se përfundimisht Serbia duhet ti plotësojë të gjitha kushtet për në Bashkimin Evropian.