SHPËRNDAJE

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliu është detyruar të shtrihet në spital për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.
Ish- shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc fillimisht u shtri për shërim në Bujanoc, por më pas është dërguar në Klinikën e Prishtinës.

Ndryshe, para disa ditësh, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, respektivisht ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri bashkë me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i bënë një vizitë në spital ish-liderin e UÇPMB-së.

Jonuz Musliu, ndodhet i shtrirë në spital po trajtohet me problemat e veshkëve dhe ai shumë shpejt pritet të dërgohet për shërim në spital në Republikën e Turqisë.