SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të fundit të kyetarit Kamberi në rrjetet social në fb ka patur reagime nga bujanocasit të ciët shkruajnë.

Kryetarë, ju fituat zgjedhjet e fundit duke prekur temat më të ndjeshme dhe me premtimet e juaja arritët që të mbjellni shpresë tek qytetarët e sidomos tek rinija me moton “Rinija Vendosë”.

Në tubimin përmbyllës mu në qendër të qytetit, në fjalimin tuaj secili gjindte shpresë për një të ardhme më të mirë shkruan kështu në fb bujanocasi, Burim Osmani.

Osmani gjithashtu shkruan se tash pas përfundimit të mandatit tuaj, jam i bindur për një gjë, që pas katër viteve në pushtet, juve ju vjen turp ose nga premtimet që keni dhënë ose nga qeverisja që keni bërë, ndoshta edhe dyjat.

Nëse formacioni i parë i juaji paska kaq kapacitet në qeverisje dhe pretendoni të qeverisni me formacionin e dytë, ateherë neve na ka mbetë veq me lypë azil në Tanzani shkruan në fb qytetari Burim Osmani.

Gjatë seancës plenare të shtatën me rradhë të Kuvendit komunal të Bujanocit, kryetari Shaip Kamberi ka deklaruar se:

Nuk mendoj të rikandidohem, por ju premtoj se t’iu mundi me ekipin e dytë.

Këto deklarata kryetari Kamberi i bëri gjatë një përballje me këshilltarët e opozitës në lidhje me rishikimin e buxhetit për vitin 2019./presheva.com/