SHPËRNDAJE

Këtë vitë përfitues të bursave me vlerë prej 20.000 dinarë që ndanë Komuna e Preshevës përmes Fondit Humanitarë janë 200 studentë, si dhe 12 studentë me mesataren mbi 9.00 shpërblyen me 30.000 dinarë. Shqiprim Arifi ka mbajtur një takim me studentët më të dalluar nga komuna e Preshevës, ku dhe njëkohsisht atyre edhe u shpërndau bursa studentore.
Z.Arifi me anë të këtij takimi të zhvilluar ka shfaqur mbështetjen e tij të fortë përkrah rinisë duke diskutuar me ta për vështirsit që ata hasin dhe për synimet e tyre.

” Ata të rinj të cilët me punën e tyre paraqesin vlerat më të mirëfillta, është obligim i yni që ti shpërblejmë ata, në mënyrë që ti inkurajojmë ata të vazhdojnë me punën e mirë, por edhe të frymëzojmë edhe të rinjtë e gjeneratave të ardhshme që të mësojnë e punojnë edhe më shumë.

Përkrahja e studentëve, të rinjve tanë, trurit tonë intelektual është një nga zotimet tona. Pata nderin që në kabinetin tim të takoj studentë nga komuna jonë, ku nota mesatare e të cilëve gjatë studimeve ishte mbi 9.0.

Me këtë rast pata kënaqësinë që me rastin e ndarjeve të bursave për këtë vit shkollor, ti ndaj këtyre studentëve një shumë simbolike, si shenjë e përkrahjes time personale dhe pushtetit tonë për këta student që na bëjnë krenarë nëpër univerzitet ku ata studiojnë”. U shpreh ai përmes një postimi që ai ka shkruar në facebook-un e tij. [FOTO]