SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komunës z.Shqiprim Arfi u takua me Ambasadorin Amerikan z.Kyle Scott,ku u informua rreth planeve afat shkurte dhe ato afat mesme që ka ndërmarrësi pushtet lokal,për sfidat me të cilat janë duke u ballafaqur,si dhe mënyrën se si tejkalojnë këto sfida,si dhe me ndihmën e Ambasadës Amerikane.

Z.Scott duke qenë i informuar rreth problemit të ”Hapjes së Kufirit”,ai kishte thënë:”Se kohë më parë kishte patur takim me Minsitrin Serb të Punëve të Mbrendshme,ku dhe përcolli mesazhin se hapja e kufirit është definitivisht çështje teknike,ku është duke punuar intezivisht rreth finalizimit të përgatitjeve teknike,që dërgon deri tek stadi final i hapjes së kufirit Miratoc-LLojan”.

Përkrahja e plotë e Ambasadës Amerikane në Beograd për punën që jemi duke bërë,është tregues i qartës se duhet t’i vazhdojmë proceset dhe sfidat që kemi nisur,në këtë proces të madh të ndryshimit-ka shkruar Kryetari Arfi në profilin e tij në facebook.

Ambasada Amerikane mbetet e përkushtuar që vazhdimisht t’a përkrahë Komunën e Preshevës në projektet e saja,ku Alternativa për Ndryshime si pushtet lokal vazhdojnë të punojnë në vazhdimësi për Komunën tonë./Presheva.com/