SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Preshevës, Sami Salihu dhe zëvendës kryetari i Komunës së Preshevës, Armend Aliu morën pjesë në në pritjen zyrtare vjetore të organizuar nga OSCE.

 

 

Në pritjen vjetore të OSCE-së, misioni në Serbi, përfaqësuesit e komunës së Preshevës patën rastin të takohen me ambasadorë të shteteve mike. Temë bisede sipas zyrtarëve komunal ishte aktualiteti politik në Luginë dhe regjion si dhe planifikimi i projekteve që do të realizohen në komunën e Preshevës.

Në këtë takim nuk mungoi edhe falemderimi për ambasadorin dhe drejtues të OSCE-së, Z. Andrea Orizio, për rolin e kësaj organizate në zhvillim të demokracisë si dhe avancim të të drejtave të shqiptarëve në Serbi.