SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit komunal në Preshevë mori pjesë në konferencën mbarëshqiptate në Tiranë me titull “”Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapsirën e Ballkanit perëndimor. Ndër të tjerash ai deklaroi se  “i përkujtova shtetit tonë amë, por edhe përfaqësuesve të Republikës së Kosovës sfidat që kemi kaluar së bashku nga vitet e ’90 e deri më sot, e me një qëllim të vetëm, bashkimin në një trung të vetëm të shqiptarëve në familjen europian”ndërsa deklaraën e plotë mund ta lexoni:

“Qytetarë të nderuar të Komunës së Preshevës, media te nderuara. Duke qenë se keni qenë të informuar që spektri politik i Luginës së Preshevës sot kanë qenë të ftuar në Konferencën mbarëshqipëtare me titull “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor”, unë si përfaqësues i juaji, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, pata nderin të jem nga ata të cilët shpalosën gjendjen, problematikën por edhe zgjidhjet e mundura e të duhura për njerëzit tanë të Luginës. Paraprakisht i rikujtova shtetit tonë amë, por edhe përfaqësuesve të Republikës së Kosovës sfidat që kemi kaluar së bashku nga vitet e ’90 e deri më sot, e me një qëllim të vetëm, bashkimin në një trung të vetëm të shqiptarëve në familjen europiane. Gjithashtu u rikujtova dhe obligimin kushtetues që ka mëmëdheu ynë, Republika e Shqipërisë, ndaj shqipëtarëve të trojeve por edhe kërkova një qasje sa më pozitive dhe reciproke ndaj nesh nga ana e Republikës së Kosovës. Padyshim konkluduam që është një rrugë e gjatë dhe me sakrifica, por i bindur që kjo konferencë ishte e para që tregoi një hap konkret për koordinimin dhe bashkërendimin e faktorit shqipëtar në Ballkanin Perëndimor.”