SHPËRNDAJE

Kryetari i kuvendit komunal të Preshevës, Sami Salihu gjatë ditës së sotme ka realizuar një takim pune me shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Giacomo Bosisio. Në takimin e sotëm sipas kryetarit të kuvendit me diplomatin ndërkombëtarë është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Temë bisedash sipas Salihut ishte refleksioni i bisedimeve Kosovë- Serbi, pozita e shqiptarëve në Serbi dhe projektet që do të realizohen në të mirën e popullatës së vendit. OSBE si çdo herë përkrah shqiptarët në realizimin e të drejtave të tyre elementare, ka thënë kështu për portalin preshevacom, kryetari i kuvendit, Sami Salihu./presheva.com/