SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Greqisë Nikos Voutsis, tha se deputetët me shumicë të qartë do ta votojnë Marrëveshjen e Prespës, pasi siç tha, kjo është në të mirë të Greqisë. “Është mirë për shtetin dhe Parlamentin të ekzistojë shumicë dhe mendoj se ka, pasi bëhet fjalë për marrëveshje historike të fuqishme”, tha VoutsisAi tha se Marrëveshja e Prespës duhet të ratifikohet me shumicë absolute prej 151 deputetëve, edhe pse kjo nuk parashihet në Kushtetutën e Greqisë, me qëllim që siç tha, të ketë fuqi edhe në kuadër të shtetit edhe në organizatat ndërkombëtare. Sipas burimeve diplomatike, ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në agjendën e Parlamentit grek do të jetë më 21 ose 22 janar.

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka deklaruar se pasi të përfundojë ratifikimi i marrëveshjes, do të ratifikohet edhe protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.