SHPËRNDAJE

Përmes rrjetit social facebook, Irfan Zejnullahu kryetari i nëndegës 2 të PVD-së ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ai ka bërë të ditur, se distancohet nga çdo aktivitet dhe veprimtari e PVD-së, ndërsa ka arsyetuar se PVD ka diskriminuar kuadro të reja të kualifikuara, sipas tij në këshillin komunal dhe kabinetin e Kryetarit ishin rreth 80% e punëtorëve kuadro jo të kualifikuara. Zejnullahu ka cekur gjithashtu edhe mos shpërblimin e aktivisteteve të nëndegës 2 dhe mos investimin në infrastrukturë rrugore në hapësirën e nëndegës nr. 2. Irfan Zejnullahu ka njoftuar opinionin e gjerë se në ditët vijuese do të publikoj informacione plotësuese lidhur me abuzimin e të drejtës për punësim si dhe keqmenaxhimin e institucioneve arsimore nga Partia për Veprim Demokratik, që udhëhiqet nga kryetari Riza Halimi.

Postimi i plotë i Irfan Zejnullahut, kryetar i nëndegës 2 të PVD-së, Preshevë:

Te dashur bashkvendas, qytetar votuese te PVD-es nendega nr.2.

Nepermes rrjetit social facebook, ju informoj nga sot nuk jam me kryetar i nen deges 2. Distancohem nga cdo post dhe veprimtari/aktivitet partiak PVD.

Dorheqjen e shoh si pergjegjesi morale ndaj mos mirsjellje e PVD ndaj votueseve te nendeges 2.

Me posht ne pika te shkurta do i ceki disa prej arsyjet e largimi tim nga PVD.
1. mos shperblimin e aktiviseteve te nen deges nr 2.
2. diskrimin i kuadrave te ri kualifikues( psh, antaret e keshillit komunal, kabineti, ishin 80% jo kuadra kualifikues profesional te propuzuar nga PVD)
3. mos investim ne permisimin e infrastruktures rrugore ne nendege nr.2 (mos rregullimi i rrugicave /sokakave, mos realizimi i kerkese)
4. mos pervillje e kerkesave dhe mos mirsjellje ndaj votueseve te nen deges nr.2,

Dhe shume arsyje tjera kan shkaktu zemrim dhe revolte tek votuesit e nendeges 2.
Per me shume lidhur me keqmenaxhimin e institutcioneve edukative dhe abuzimin e te drejtes te punsimit, do te publikohen ne ditet ne vijim….(presheva.com)