SHPËRNDAJE

Sonte në selinë e PDSH-së qëndroi për vizitë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë i akredituar në Beograd, SH.T. Ilir Boçka i cili u prit nga kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa.

Kryetari Mustafa e informoi ambasadorin Boçka lidhur me situatën aktuale politike në Komunë të Preshevës, në veçanti për diskriminimin që po përjetojnë shqiptarët ndër vite, si në çështje të arsimit, zhvillimit ekonomik, përdorimin e gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, gjykatës etj, probleme këto që me vite kërkojnë zgjidhje nga ana e Qeverisë në Beograd.

Qëllimi i këtij takimi nga ana e Ambasadorit shqiptar ishte që të njihej prej së afërmi me problemet dhe kërkesat e shqiptarëve të Komunës së Preshevës, i cili u zotua se të njëjtat do t’i paraqes në kuadër të takimit të ardhshëm të grupit të ambasadorëve “Miqt e Luginës së Preshevës” si dhe në takimet e ndryshme me drejtuesit e institucioneve shtetërore në Serbi, thuhet në njoftimin e PDSh-së.