SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare vizitoi degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, ku përveç pritjes nga kryetari i degës z. Zenun Pajaziti, i pranishëm ishte kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli.

Në këtë takim kryetari i PDSH-së z. Ragmi Mustafa me rastin e zgjedhjeve lokale që po zhvillohen në Republikën e Kosovës, kandidatit për kryetar të komunës së Gjilanit z. Zenun Pajaziti i uroj suksese në garën zgjedhore, njëkohësisht kryetarit të PDK-së z. Veseli i uroj kryesim sa më cilësor, demokratik e të suksesshëm në drejtimin e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli e çmoi vizitën dhe takimin me kryetarin e PDSH-së z. Ragmi Mustafa, në të njejtën kohë u zotua se bashkpunimin disa vjeçar në mes të këtyre subjekteve do ta kultivojë dhe thellojë edhe më tutje, njëkohësisht kryetarit Mustafa i uroj suksese në zgjedhjet e parakohshme që shumë shpejt dhe në afatet Ligjore pritet të mbahen në Komunën e Preshevës.(presheva.com)