SHPËRNDAJE

Në një komunikatë përmes rrjetit social facebok,PDSH ka informuar se kryetari Mustafa merr pjesë në përurimin e shtatorës Azem Hajdari në Tropojë.

Ja informata e plotë e lëshuar nga Partia Demokratike Shqiptare..

 

Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, sot kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa po merr pjesë në përurimin e shtatorës së dëshmorit të kombit dhe heroit të demokracisë Azem Hajdari, e cila shtatore do të shpaloset në sheshin Azem Hajdari në Tropojë.

Këtë eveniment po e nderojnë me pjesmarrjen e tyre personalitete të larta shtetërore, politike e kulturore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria dhe diaspora shqiptare në Amerikë dhe Europë.

/presheva.com