SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi thotë Lugina e Preshevës ndihet e neglizhuar nga Kosova dhe Shqipëria.

“Ne shqiptarët në Luginë të Preshevës jemi të mbyllur, jemi të diskriminuar por plus edhe të nënçmuar në nderin tonë, në inteligjencën tonë dhe në atë të cilën na e paraqesim”, tha ai.

Thotë se neglizhencën e kanë të pritshme nga shteti serb, por befasohen nga mos përkrahja e qeverive shqiptare.

“Unë nuk e kam shumë problem Vuçiqin në atë aspekt se prej atij e pres. Nuk pres unë ndryshe nga ai.

Unë e kam problem sidomos spektrin politik shqiptarë dhe kosovarë të cilët u kanë dashtë moti të intervenojnë ashtu siç ka intervenuar Vuçiqi në Kosovë te minoriteti serb”, tha Arifi në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun” në RTK.

“Ne e kemi pasur një neglizhencë eklatante të spektrit politik të Shqipërisë dhe Kosovës kundrejt Preshevës”, shtoi ai.