SHPËRNDAJE

image

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” e ka pranuar me orar të plotë si ligjërues kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafa, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas zyrtarëve të Universitetit të themeluar në maj të vitit 2013, Mustafa është angazhuar me orar të plotë për grup lëndësh nga fusha e Informatikës për Ekonomi, me arsyetimin se nga fundi i marsit i skadon mandati i kryetarit të Komunës së Preshevës.

Në përgjigjet zyrtare të Universitetit të Gjilanit, gazetës i është thënë se sipas Rregullores për të ardhurat personale të personelit akademik mësimdhënësit, pozitë në të cilën është zgjedhur edhe Mustafa, i takojnë 6 orë obliguese ligjërata në javë.

Sipas tyre, personat e zgjedhur me këtë konkurs, sikurse edhe Mustafa, nuk mund të kenë marrëdhënie të rregullt të punës me ndonjë institucion tjetër. Mustafa ende është në marrëdhënie pune në Preshevë.