SHPËRNDAJE
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka postuar në profilin e tij në Facebook disa foto ku bashkë me familjarë bëjnë mbledhjen e sanës.

Muharremaj ka shtuar në përshkrimin e punë se “si familje rritemi e frymojmë me punë”.

“Natyra na i jep mundësitë që ta nderojmë dhe ta duam vendin, duke respektuar të kaluarën dhe natyrisht të bashkuar i japim vullnet e drejtim të ardhmes”, shkruan Muharremaj.

“Secilën sfidë ne e tejkalojmë bashkë, në nderim të familjes dhe njerëzve që na rrethojnë, treguar besnikërinë ndaj secilit që na ka nderuar dhe na nderon”.