SHPËRNDAJE

Nikolic
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq sot do të qëndrojë në rrethin e Pçinjës, ku do të filloj vizitën me bazën “Jug” në zonën toksore të sigurisë, transmeton presheva.com.

Kryetari i Serbisë në “livadhin e shehut” mbi Preshevë në Karadak do të marrë pjesë në ushtrimet orientuese dhe angazhimin e forcave për intervenim.

Nikoliq në Vranjë do të takohet me kryeshefin e rrethit të Pçinjës, me kryetarët e 6 komunave të këtij rrethi, deputetët nga kjo pjesë e Serbisë dhe me pëfaqësues të trupit Koordinues ku dhe do të përfundoj vizitën e tij në rrethin e Pçinjës.

Që në orët e hershme të mëngjesit janë vërejtur forca të mëdha të sigurisë në Preshevë.