SHPËRNDAJE

Është një rast i paprecedent në Luginën e Presheves e më gjërë. Në ditët më të rënda të kryetarit të Komunës së Preshevës me rastin e vdekjes së nënës së tij, Partia për Veprim Demokratik ka zgjedhur këtë ditë për të politizuar me hapjen e gjykatës themelore në Preshevë. Ky veprim i PVD-së ka hasur në kundërshtime të ashpra me qytetarët e Komunës së Preshevës. Zëdhënësi i Komunës së Preshevës, Mendurim Presheva ka reaguar në rrejtin social Facebook duke thënë se është e pafajshme kur në ditën më të vështirë të jetes, kur humb prindin, disa shpifin për ty. Sipas tij, “PVD nuk po kursen edhe këtë ditë kryetarin e Komunës së Preshevës me shpifje e gënjeshtra. “Turp, Turp.. po vërtetohet dita ditës kush përdor gjuhën e urrejtjes shpifjes” ka shkruar zëdhënësi i Komunës, Mendurim Presheva.

PVD është partia e tretë në Komunën e Preshevës dhe i takon opozitës tani e 16 vite.
PVD ka fshirë statusin.