SHPËRNDAJE

Ndihma e parë për patent shoferët është obligative të kryhet në një formë të veçantë,duke ndjekur ligjëratat dhe duke iu nënshtruar provimit si nga ana teorike,po ashtu edhe nga ana praktike.

Në mungesë të kësaj gjëje kaq me rëndësi kandidatët për patent shoferë kanë qenë të obliguar të bredhin nëpër vende të tjera duke iu nënshtruar ndihmës së parë me një çmim më të lartë për tu paisur me këtë çertifikat.

Kryqi i Kuq në Preshevë ka bërë të pa mundurën që këtë procedur për kandidatët preshevarë si dhe për rrethin e komunës sonë t’a risjellë në vendin tonë,ku ndihma e parë ka startuar të funksionoj në objektin e Kryqit të Kuq dhe tashmë në pesë grupe dhe kanditatët janë paisur me çertifikata përkatëse.

Institucioni në fjalë njofton të gjithë kandidatët që ndihmën e parë për patent shoferë mund ta kryejnë edhe pa iu nënshtruar provimit me shkrim ”Testit”.Kandidatët këtë gjë mund ta kryejnë që nga dita që regjistrohen në autoshkollë me qëllim që procedura e patent shoferit të jetë më e shpejt dhe më e përshtatshme.

Të gjithë kandidatët që janë të intersuar për marrjen e çertifikatës për ndihmën e parë mund të lajmërohen në objektin e Kryqit të Kuq në Preshevë, ku i mirëpret një ekip profesional.Ligjërtat do të mund ti ndjekni në gjuhën shqipe.

Çmimi për një kandidatë është 8520 din./presheva.com/

 

 

Kryqi i Kuq-Preshevë,                                                    Preshevë,15.10.2018