SHPËRNDAJE

Mbëmë mediet, së pari ato franceze e pastaj të gjitha ato angleze shkruan se Manchester United ka dërguar ofertë zyrtare për Falcaon duke ofruar 65 milionë euro.

Cilat ekipe janë të interesuara?

Në këtë moment, dihet se duan ta transferojnë Real Madridi, Juventus, Manchester City, Manchester United, Juventus dhe Arsenal.

Nëse i besohet Arsen Wenger, Arsenal nuk ka të holla ta paguaj këtë transfer.

Real Madridi ka sjellë Chicariton, ka Benzeman dhe nuk dihet se a do të blej Falcaon, edhe pse para dy dite ka qenë favorit për ta sjellë si huazim.

Juventus, vështirë se mund ta blej dhe të garoj me klubet nga Manchesteri, e kanë kërkuar si huazim, por kanë heqë dorë.

Tani si duket mbeten Manchesterar, i kuqi dhe blu.

City ka hyrë në garë para 48 orëve. Ata kanë probleme me fair play financiaar. Duhet ta shesin ndonjërin lojtar dhe në listë janë Negredo, Nastasic, Richards.. Mbetet të shihet se a do të mund të shesin këto orët e fundit dhe ti lejojnë hapsirë. Ata e duan Falcaon si huazim, duan ta paguajnë 20 milionë euro për sezonë me të drejtë blerje.

United këtu është në epërsi. Janë të gatshëm të paguajnë menjëherë shumën e ofruar prej 65 milionë euro. Ende nuk është e qartë se çfarë i duhet një sulmues kur problemin e kanë në zonat tjera të fushës, por me huazimin e Chicharitos dhe shitjen e Welbeck, nëse Van Persie shkon në operim mbetet në sulm vetëm me Rooney, atherë vjen logjika.

Sipas bastoreve, Manchester City është favorit nr 1, kuota nëse ai vjen në City është 1.5, në Real Madrid 2.62 dhe në United 4.

Sipas AS, që ka mësuar jo zyrtarisht, Radamel Falcao ka arritur marrëveshje me United dhe do të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare me një shumë prej 65 milionë euro.

Ku do të transferohet “El Tigre”?