SHPËRNDAJE

Zidane-Ronaldo

Futbollistët e Real Madridit sigurt nuk do të arrijnë të fitojnë titullin kampion spanje edhe këtë vit.
Kush janë arsyet për një zhgënjim të këtij sezoni të Real Madridit?

Atletico Madridi ditën e shtunë e largoi nga gara Real Madridin për titull, ku ekipi i Zidane gjendet katër pikës pas Atleticos dhe 12 pikë nga lideri i tabelës Barcelona.

Kur të shfletohet historia e kampionatit spanjoll shihet se Real Madridi ka fituar vetëm një titull në erën e re që kur ka filluar të dominojë Barcelona me Pep Guardiolan.

Madrilenët kanë lidhur dy tituj në 2007 dhe 2008, ku Real Madridi me Fabio Capellon dhe Bernd Schusfer nuk ka qenë kaq i fuqishëm dhe dominues sa kishte rënë Barcelona me Frank Raijkaardin.

Pas 2008, ka filluar dominimi i Barcelonës e cila nga 7 kampionate të mundshëm ka fituar 5 prej tyre (2009, 2010, 2011, 2013 dhe 2015), ku në vitin 2012 ka fituar Reali ndërsa 2014 ka fituar Atletico.

Një titull në 7 vite, dhe tani viti i tetë është në nivelin e suprizave.

Sypozohet se janë disa nga arsyet për një sezonë zhgënjyese të Real Madridit.

Organizim i dobët i pregaditjeve verore

Disa lojtarë gjatë sezonit veror janë ankuar se shumë kohë kanë kaluar duke udhëtuar me aeroplan nga një kontinent në tjetrin se sa kanë stërvitur. Reali gjatë pregaditjeve verore ka shkruar nga Australia e në Kinë, ku kanë kaluar rreth 45.000 kilometra për pregaditjet verore.

Marcelo

Doktori Olmo dhe 21 lëndimet gjatë 6 muajve

Ekipi i Real Madridit që nga fillimi i sezonit ka pësuar 21 lëndime. Shumica e lojtarëve ka pasë probleme me muskuj, ndërsa Marcelo, Pepe dhe Bale kanë përsërituar lëndimet. Kapiteni Ramos ka thënë se mjeku i klubit Jesus Olmo ka ndryshuar mënyrat e shërimit çka edhe ka ndikuar në numrin e madh të lëndimeve.
Këtë sezonë me lëndime kanë pasë lojtarët – Navas, Carvajal, Marcelo, Pepe, Kovaçiq, Rodriguez, Bale dhe Benzema.

Zidane

Ndryshimi i gabuar i trajnerëve

Presidenti Perez ka vendosur kundër dëshirës së lojtarëve të shkarkoj Carlo Ancelottin vetëm një vit pasi kishte fituar ligën e kampionëve. Që gjërat të përkeqësohen, Ramos dhe Ronaldo kishin kërkuar haptas që trajneri italian të mos largohet, por Perezi egoist kishte vendosur ta sjellë Benitezin desktruktiv dhe kokëfortë.
Ndryshimi i trajnerit me Benizetin ka ndikuar negativisht tek shumica e lojtarëve, para së gjithash tek Cristiano Ronaldo. Benitez nuk arriti të qëndroj as gjysmë viti tek stoli i Realit, ndërsa Zidane u soll në momentet më të nxehta nga Castilla.
Real gaboi në dy nga tri ndeshjet si mysafir ndërsa ka pësuar humbje nga Atletico i cili ka hyrë në histori me tri fitore radhazi në Bernabeu.

Alonso

Ku është drejtori sportiv?

Florentino Perez në vitin 2012 ka vendosur që vendi i drejtorit sportiv të fshihet, atherë Emilio Butragenho u larguar që Jose Mourinho të jetë kontrollë më të lartë dhe liri në zgjedhjen e lojtarëve.
Mourinho u largua pas sezonit katastrofal pa asnjë trofe të fituar ndërsa drejtor nuk u emërua askush dhe mbeti e zbrazët.
Çfarë problemi i madh është tani në Real Madrid?
Nga arsye të thjeshta, një klub kaq i madh të mos ketë një njeri që do të organizoj sektorin sportiv, të krijoj plan afatgjatë dhe strukturë të fortë pa marrë parasysh se a ndërrohen trajnerët apo jo.
Si psh. që nga largimi i Xabi Alonsos në vitin 2014, Real Madridi nuk ka mesfushorë defanziv me karakteristika që prishin lojën e kundërshtarit. Përveç Casemiros që nuk konsiderohet si kualitativ me Alonson, ndërsa Kroos, Modric, Isco, Rodriguez dhe Kovacic janë më shumë të kthyer kah goli kundërshtar gjegjësisht nuk janë aq të mirë në fazën defanzive.

Problemi i dytë është largimi i Coentraos në Monaco, ku Marcelo mbeti pas zëvendësim adekuat, i cili këtë sezonë ka pasë 4 lëndime.

Çfarë po ndodh me Rodriguez?

Deri sa kolumbiani ka qenë në sezonin e parë kyç me Ancelottin, ai këtë sezonë thjesht ka humbur. Edhe pse është paguar 80 milionë euro, ai nuk po arrin të paguaj shumën e llogaritur. Mediet spanjolle e kanë akuzuar edhe si fajtor në golin e pësuar nga Atletico, pasi si mesfushor i djathtë nuk ka përcjellë Felipe Luisin, i cili asistoi Griezmannin që shënoi gol.

Përfundimi

Nëse tërhiqet vija, pas “La Decima” në vitin 2014, Real Madridi është në rënje të madhe.
Edhe pse ka pasë shumë lëndime këtë sezonë, kjo nuk duhet të jetë arsye për klubin mbretërorë.

Nëse shikohen ndeshjet këtë sezonë, Real Madridi ka pasë 12 ndeshje më pak se Barcelona në të gjitha garimet, ndërsa në kupën e mbretit bënë lëshime me Cheryshev, ndërsa në Primera kanë 12 pikë më pak se Barcelona.

I mbetet liga e kampionëve, dhe nëse nuk përmirësojnë lojën dhe zgjidhin problemet, ata do të mbetet edhe këtë sezonë pa asnjë trofe.