SHPËRNDAJE

 
Të shkruash apo të mos shkruash?Kjo është çeshtja.Të shkruaj tani, tre vjet pas atij cirku që luhej n’ oborrin e prindërve të mi, është – tëçoj dorë nga ato pak proza që kam shkruar dikur, kur isha i ri, dhe s’ kisha kohë t’ i përpunoja, se vëllezërit e mi patën dalë n’ udhëkryq dhe s’ dinin nga t’ ia mbanin. Atje larg, në vendlindjen e tyre, ata rriheshin me pendrekë, arrestoheshin, gjykoheshin, masakroheshin, ndërsa në Suedi shaheshin e përbuzeshin, sepse pushtuesi ua kishtezaptuar vendlindjen dhe u thoshte – të zhduken, të shkojnë në Shqipëri.Ҫdo ditë mbërrinin nga shtatë a tetë autobusa me burra, gra e fëmij dhe të gjithë ishin të pikëlluar, të vrerosur, të thyer e të përlotur nga ankthi që ndienin para të panjohurës.T’ ua zgjatja dorën atyre njerëzve të mjerë ishte më e pakta që mundtë bëja. Të tjerët bënin njëmijë herë më shumë.
Të shkruaj dhe të mos e përmend zhgënjimin që ndiej kundrejt ca matrapazëve që menjë cinizëm të pashoq ma kishin zaptuar shtëpinë e prindërve dhe unë, si Shën Pavli, t’ u buzëqesh sadistëve që gjithë natën kuvendonin me ”Zvicrën”,është njësoj si ta mohosh veten dhe të gjitha vitet që je paisur me përvojë e dituri. Ndryshe, cilët virtyte e karakterizojnë një njeri të qytetëruar? Atë ditë që ne, poetët, shkrimtarët, akademikët, filozofët e liderët e popullit tonë ta ulim kokën para matrapazëve, autoriteti ynë bie si pallati i ndërtuar nga letrat. Janë burrëria, sinqeriteti, drejtësia, solidariteti, atdhedashuria e ndërgjegja e pastër që e karakterizojnë një popull liridashës.
Të shkruaj apo të mos shkruaj? Të shkruaj dhe t’ i kërcej ato ditë kur unë, djali më i madh i Fistekëve, i kisha lënë të gjitha obligimet për ta prekur edhe një herë të shkuarënqë më kishte frymëzuar të jetoj, qoftë edhe pesë vjet, dhe t’ ia jap lexuesit ndonjë tregim të ri apondonjë novelë të re, është njësoj si të pranoj se më të mençur janë hyzmeqarët e Policisë Serbese sa unë që tërë jetën kam luftuar për të drejtat e popujve të shtypur. Unë s’ jam përpjekur vetëm për shqiptarët. Unë jam përpjekur edhe për palestinezët, bolivianët, sahariotët, afganët e vietnamezët e ndarë në dy shtete. Të shkruaj dhe t’ i shmangem një padrejtësie që de facto ma ka bërë një gjykatës shqiptar, edhe atë në një gjykatë që s’ ishte as dhjetë minuta larg shtëpisë time, është njësoj si t’ u jap të drejtë atyre që ende s’ kanë çuar dorë nga spastrimi etnik dhe donë të na shohin të gjithëve të vdekur.
Që t’ ua them të drejtën,zoti Gjykatës, asnjëherë në jetë s’ kam qenë kaq i neveritur nga fjalët sa gjatë kësaj kohe që po merrem me juve. Sepse të mos shkruaj – është njësoj si të them që kurrë s’ kam jetuar – dhe kurrë s’ kam qenë në Prishtinë – dhe kurrë s’ e kam parë hollokaustin e fundit evropjan – dhe kurrë s’ më ka dhëmbur shpirti për njerëzit e pafajshëm.
Të shkruaj apo të mos shkruaj? Kjo është çeshtja. Sikur të mos ishte për gabimin tuaj, unë s’ kisha nevojë të vija në Kreta por do ta merja aeroplanin e do të zbrisja në Shkup dhe do të shkoja atje ku kam dashur mëmë e atë e ku më njeh edhe gur’ i thatë.

17.
Të gjitha këto i kam përshkruar në një rrëfim tjetër, të cilin e kam publikuar në faqen elektronike të Preshevës. Ishte qëllimi im i sinqertë që me ndihmën e një alegorie t’ u jappersonazheve të lartpërmendura të kuptojnë se gota ishte mbushur dhe ata duhej ta zgjohen nga gjumi… Të kërkojnë falje… Se fundja, ka lloj lloj konfliktesh,por asnjëri s’ ka mbetur i pazgjidhur… Ky i joni ishte i vogël dhe – për hir të një kokëfortësie që kufizohej me krimin – s’ kishte nevojë të shkoja n’ oborrin e prindërve të mi dhe t’u buzëqeshja atyre që, me ndihmën e një gjykatë, ma kishin marrë të drejtën të shkoj në oborrin e prindit tim.
Përndryshe, maji mori i ngrohtë dhe unë thuajse çdo ditë bëja shetitje të gjata. Ato zakonisht fillonin teKisha Ortodokse Serbe, vazhdonin nëpër Udhën e Norçës, hynin nëpër Norçë dhe mbaronin te Tregu i Zarzavateve. Qielli ishte i kaltër, pyjet rreth e përqark Preshevës të freskëta, ngjyrë smeraldi, ndërsa toka e ngrohtë e e veshur me ngjyrnaturlifare. Ato ditë çelën edhe mushmollat dhe lulet e tyre të brishta ma kujtonin kohën kur ngjitesha me tim atë në “kodër” dhe i ndihmoja të thurte gardhe.
Koha ecte, por në oborrin e tim ati s’ dukej ndonjë ndryshim. Thuajse çdo ditë flisja me Filanen dhe atë kodoshin e saj, por si e para, ashtu dhe i dyti, vazhdonin me monologjet e tyre absurde. Ditën flenin, natën kuvendonin. Dhe sa më shumë që zgjatnin ato biseda të çuditshme akademike, Filanja bëhej gjithnjë më e kërrusur, më e shqetësuar, ndërsa i biri, me t’ u ngjitur në kodër, e hapte seancën e parë të një drame njëaktshe. Sido që e vrisja kokën, nuk e gjeja dot pse ishte aq torollak.Në pamje të jashtme ishte si i jati, por në gjithçka tjetër i përngjante një papagalli që ishte arratisur nga kopshti zoologjik.Ai ishte i zoti, ai ishte azgan, ai ishte i ndershëm, ai ishte mysliman… Ai ishte i zoti, ai ishte azgan, ai ishte i ndershëm ai ishte mysliman… Dhe të gjithë preshevarët dridheshin para tij, veçanërisht ai dhëndrri i tij bosnjak, që bashkëjtonte me motrën e madhe.Ai fitonte shumë dhe kishte lloj lloj planesh.Veç unë që nuk i dija planet e tij… Ai i kishte blerë nja dy hektarë toke në Kurbali dhe e kishte ndërmend të merrej me kultivimin e luleshtrydhave… Kishte dhe plane tjera, mbase do të merrej edhe me kultivimin e vishnjave, po hala s’ i kishte mbledhur të hollat e domosdoshme…
” Po asaj shtëpisë si do t’ ia bëjmë, o vëlla, ” e pyesja.
” Hajt, bre, axhë, se ajo punë bohet, po ta zbrazim ni herë bahçen nga shkozat,” më thonte. Me ecjen e kohës kisha vënë re se ai, jo vetëm që gënjente, po dhe më trajtonte si matuf.Unë kisha parë lloj lloj matrapazi, por ky ishte unik.
Një ditë, pas qëndrimit tonë pesëjavor, e gjetëm njeriun që na duhej. Aqifi ishte zotëri djalë.Ai, me prejardhje, ishte nga Miratoci, po tani jetonte në Preshevë dhe prore mbahej me dajallarët e tij nga Norça. Ai na premtoi se do ta bënte shtëpinë edhe më të bukur se kish qenë dhe, duke qenë se më duhej një dhomë pune, do të fillonte menjëherë me reparimin e saj.Kuptohet, me kusht që shtëpia të zbrazej nga plaçkat që ishin grumbulluar brenda.
Fjala “plaçkë”, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, ka kuptimin e një tërësie, gjegjësisht një numri të caktuar xhingla mingash, po kur bëhet fjalë për 65 metra kub që ishin të mbushura me fustane, pallto, valixhe, divane, këmisha të burrave, djepe të fëmijve, krevate, rafte të mykur, sënduqe, libra, dosje, qilima, pjata, sofra, perde, sharra, rrota të makinave, qysqia, tërfurqër, makina qepëse, divane, kolltuqe e lloj lloj plehurinash tjera, atëherë ajo merr dimenzione tjera. S’ ka nevojë të cekë se të gjitha ato orendi s’ i duheshin askujt por e kishin një qëllim: ta mbajnë hapësirën plot dhe askush, në dorë të parë fëmijët e vëllaut tim nga Gjermania, të mos kenë mundësi të shkelin brenda. Zonja Filane, siç do ta kuptoja më vonë, vërtet e ruante atë shtëpi për atë boshnjakun e saj, por s’ guxonte të ma thonte hapur. Edhe këtë herë ajo nisej nga supozimi se unë, ashtu siç kisha bërë katër – pesë vite më parë, do të mërzitesha nga kryeneçia e saj dhe do t’ ikja nga kisha ardhur.
Dhe nuk u gabua.Për të qenë analfabete, ajo ishte shumë më e mençur se ata matrapazët, fëmijët, e saj.
Dy ditë më vonë, e mora një mikun tim dhe shkova ta njoftoj të lartpërmendurën se Aqifi ishte i gatshëm të fillonte nga puna por me kusht që shtëpia të zbrazej nga plaçkat. Unë, personalisht, isha i gatshëm edhe të ndihmoja, por duke qenë se plaçkat nuk ishin të miat, s’ ma donte midja të ngatërrohem pa lejen e tyre.Ata s’ ishin njerëz të huaj për mua dhe më e vogla që mund të bëja ishte – t’ i prekja në sedër. Unë kisha shkuar me një synim të mirë dhe gjithçka më kishte hije, por jodhe të sillem si kapadai.
Papandehur, në vend se të më falenderonte për nisjativën që kisha marrë dhe do t’ ua lija fëmijve të saj, Filanja kundërshtoi me këmbëngulje t’ i prekte plaçkat.Kjo s’ ishte një këmbëngulje spontane, për inat, por një këmbëngulje e matur dhe e rekomanduar nga një kokë që i njihte ligjet.
Mos bën vaki që ishit ju, zoti Gjykatës? Apo ishte ndonjë tjetër që gjendet në familjen e saj? Se edhe asosh ka në familjen e saj. Të mos hyj më thellë nëpër ferra, se përpos juristëve, do të dalin edhe kushedi sa policë, udbashë e pornografë të natklubeve gjermane.
Jo, xhanëm. Punë që s’ bëhej.Para se ta zbrazte shtëpinë, zonja Filane donte ta dinte se çfarë qëllimesh kisha. Pastaj, nesër pasnesër ndahemi dhe duhet rrugë. Nuk mundeshim ne të jakonim nëpër oborret e njëri tjetrit… O, i Madhi Zot, nga dolën këto tani????? Se sa e bënte atë punë vetëm e vetëm për të më nxjerrë nga takti apo vërtet donte ta zgjidhim me gjyq do të merrej vesh dy vjet më vonë.Por të gjitha opcionet ishin në favor të saj. E para: nëse ikja pa mbaruar punë, unë s’ do të merja mund të shkoja edhe një herë në Presheevë. E dyta: edhe nëse drejtohesha në gjyq, ajo – me ndihmën e ryshfeteve – mundej ta çonte me vite.( Ҫ’ është e drejta, ajo kishte qenë në gjyq, zoti Gjykatës, e kishte mbaruar punën dhe, duke improvizuar pak teatër, donte ta mbulonte shkeljen e saj ligjore.) Egzistonte edhe një opcion i tretë, por ate s’ ekishte të garantuar. Ajo, me sa duket, shpresonte që s’ do të drejtohesha në Gjykatë. Për këtë arsye, si ajo, ashtu dhe i biri, në vend se të bisedonin me mua, iu gjuajtën Valentinës së ngratë.Në vend se ta falenderonin që kish bërë çmos për një afrim familjar, ata iu turrën si lava e ujqërve dhe me çdo kusht duhej ta fyenin, ta ofendonin, ta poshtronin, ta nxirnin nga takti. Jo si një femër të zakonshme, po si femër Allbanie. Duke dashur ta lëndonin ate, që përpos tjerash është edhe e krishterë, ata sikur donin të më ofendonin edhe mua.
Nga hiçi, doli viçi. Më në fund, e kuptova se plot shtatë javë kisha qenë aktor i paftuar i një teatri absurd dhe e vetmja rrugë ishte të drejtohesha në Gjykatës themelore. Kisha paguar një grusht para për ta sendërtuar amanetin e prindërve të mi dhe t’ i tuboja pasardhësit e Sali Filanit në një oborr por ata, në vend se të gëzoheshin, bënin çmos të më largonin nga trualli i të parëve.
Falë zoti Rafetit, që aty për aty më drejtoi ku duhej t’ i nxirja shkresat e domosdoshme, pagova taksën që duhej dhe i dorëzova dokumentet. Po atë ditë ia dhash intervistën një gjykatësi shqiptar dhe – duke qenë se s’ kisha rrugëdalje tjetër – propozova se dua të ndahemi. Kjo e fundit ishte krejtësisht në kundërshtim meporosinë e prindërve të mi, por ashtu ishte mendimi i avokatit që ma mbushi shkresën. Unë isha gjithnjë i sigurtë se Filanejas’ do të pritonte të vinte deri në Norçë dhe të kërkonte falje. Mos ajo, të paktën i biri. Të gjitha mund t’ i mendoja, por kurrësesi që puna do shkonte n’ atë drejtim. Se mos e dija unë, zoti Gjykatës, që Filaneja– një motmot a dy para asaj dite – kishteqenë te ju – dhe ju, si bënin bejlerët e vjetër turq, ia kishit falë jo vetëm ”shupën”, po dhe oborrin dhe krejt pronën e babës tim?

18.
Tani që e kisha shtyrë biletën, s’ kisha rrugë tjetër pos të prisja edhe nja dymbdhjetë ditë për t’ u kthyer në Suedi.Kërkova strehim te Ziadin Isufi, kushëriri im i largët, dhe më priti si vëllanë e tij. Ndërkohë në oborrin e tim ati vazhdonin konsultimet – se cila ishte mënyra më e mirë për ta fshehur krimin që ishte bërë një vit a dy vite më parë dhe e cila, herëdo kurëdo, do të dilte në mejdan?
Ka gjasa që Filania doli nëpër mëhallë për t’ u konsultuar me mëkatarë e mëkatare të ngjashme.Se edhe asosh ka në vendlindjen time.Ka gjasa që u konsultua edhe me nipërit e mbesat e mia, kushërinjtë e dajallarët e saj, miqët e zotit Abdi, si dhe të gjithë anëtarët e partisë së tyre, por gjithë ato s’ mund t’ i dija, se kisha dalë ”partizan” dhe isha në Norçë.
Dy ditë më vonë, deri sa po kaloja atejpari, vura re një ndryshim të madh n’ oborrin e shtëpisë: shtëpia ku ishim lindur ne, bijt dhe bijat e Sali Fistekut, nuk ishte më. Një eskavator i kuq, për të cilin thanë se i takonte Hajro Kurbaliut, prore ishte në oborr. Ai Hajrua as më kishte pyetur mua, as i kishte nipërit e mi, por vetëm zonjë Filane, që duhej t’ ia kishte vënë eurot në dorë. Sikur Presheva njëmend të gjendej në Serbi dhe Serbia të bënte pjesë në Unionin Evripjan, ajo shembje nuk do të ndodhte kurrë, aq më tepër që godina kishte një vlerë historiko – kulturore. Por Presheva është katandisur diku në Lindjen e Afërme, pak përtej Sirisë, dhe asnjëri nga fqinjët s’ i kishte pyetur Hajron:
” Ore vëlla! Me leje të kujt ke hyrë n’ atë oborr dhe po i shemb shtëpitë e botës??!”
Askush s’ më pengoi të hyeja e të zihesha me atë kriminele dhe qenushin e saj, por nuk e pash me vend të zbrisja në nivelin e tyre. Porta ku dikur ishin dy numra – numri 83, që shënonte adresën e burrit të Filanes, dhe numi 81, që shënonte adresën e tim ati – ishin zhdukur. Edhe ato gjurmë të pakëta që dikur dëshmonin se aty ishte një shtëpi përdhese dhe përtej asaj shtëpie kish qenë nje oborr ku kishte patur molla, dardha, mushmolla, arra e qershi, dhe nëpër oborrin e saj kishin luajtur pesë fëmij të familjes Fisteku, të gjitha ishin zhdukur.
Ashtu u bëftë edhe me shtëpinë tënde, gospodin Gjykatës. Nëse s’ rroj vetë që ta shoh atë gjë, rrofshin preshevarët e mi që ta shohin dhe ta kujtojnë se shtëpinë e kujt e ke shembur. Atëbotë kur gjyshi im përpiqej t’ i sillte shkronjat e alfabetit në Preshevë, asnjë shqiptar s’ ia dinte as emrin, as gjenezën të parëve tu.

19.
Sikur të ju dëgjoja juve, zoti Gjykatës, do bëja mirë ta bleja një bobinë me letër ngjitëse dhe ta mbyllja gojën deri sa të vdes. Kjo do na bënte mirë të dyve – ju do të flenit të qetë mepara në xhep, ndërsa unë do kishja më pak shqetësime në trup. Se nuk është lehtë të vijsh kaq larg dhe ta kujtosh vrasjen që ta ka bërë një vëlla, një shqiptar, një gjykatës që ka dhënë betimin profesional dhe e ha ryshfetin si lakror me ceklla. Jam shumë i sigurtë se atë punë s’ e bëni vetëm ju, e bëjnë edhe shqiptarët tjerë, shumica fukarenj dhe ekonomikisht të ligshtë, por ajo dukuri nuk e fuqizon as Luginën, as qytetarët e saj me prejardhje shqiptare. Ajo vetëm ju kalb në shpirt dhe ju nxitë të bëni padrejtësira të reja.
Herë pas here, më duket se edhe ju, njësoj si shumica e fqinjëve të mi, e pyesni veten çfarë njeriu jam që, për hir të një oborri,po ua marr fytyrën edhe juve, edhe atyre katër hajdutëvetjerë, që – jo vetëm mua – djalin e Sali Fistekut – po edhe kusherinjtë e tyre po i trajtojnë si kopila të babës tim.Është e vërtetë se edhe ju jeni viktimë e asaj hampe, po unë nuk jam fajtor. Viktima janë edhe ata gjashtmbëdhet nipat e mbesat e mia, që s’ po ndihen të gjallë. Kështu ndodhë me ata që mësohen të jetojnë si parazitë: duhet një plak ta zë sëpatën, ndërsa të rinjtë të vinë e ta hanë byrekun gati.
Unë, zoti Gjykatës, s’ kam kohë të merrem me kumbullat që nxjerrin nga goja ca kodoshë apo kodoshe,të cilat janë të punësuara nëpër klubet pornografike te Hamburgut dhe, duke mos patur ideale me të larta, e kruajnë njëri tjetrin në shpinë.Paçka se kohërat kanë ndryshuar dhe mërgimipo e bënë të vetën. Ata që s’ kanë mundësi apo dëshirë ta vizitojnë vendlindjen dhe ta pijnë ujin e saj, shumë shpejt do ta quajnë veten grekë, italianë, gjermanë suedezë apo norvegjezë. Sikur të kishin pak mend në kokë, ata do bënin çmos t’ i mbronin kushërinjtë e tyre gjermanë apo suedezë, që as kanë euro për ta vizituar vendin e tyre, as e dinë serbishten që të merren me avokatë. Jezu Krishti, profeti më i madh i njerëzimit, e kishte zakon t’ u thonte ndjekësve të tij:
” Kush vjen me mua s’ ka babë apo nënë. Unë jam babai dhe nëna e tij. E di se nuk jam prind i mirë, por Njeriu zgjedh ja njërin ja tjetrin. Ndonjë rrugë e tretë nuk egziston. “
Unë s’ kam qenë aspak i prirur të mbaj lidhje menjerëzit e mi. Kam patur ndoshta njëmijë e një arsye, por ato kryesoret kanë qenë dy. Arsyeja e parë ka qenë ideali. Unë dhe ata kemi qenë si toka me qiellin. Atyre – fjalën e kam për nipërit e mbesat e mia – iu ka pëlqyer koha e tashme dhe janë kënaqur mepak pulë e oriz, me një rrogë të babës,me ndonjë patent makine dhe me çaj rusi… Këto kanë qenë ëndrrat e tyre, nëse fjala ”ëndërr” ka diçka të përbashkët me idealin. Unë e kam dashur kohën e ardhshme dhe më kanë pëlqyer demonstratat, kryengritjet, të drejtat e barabarta, bashkimin kombëtar… Edhe atëher kur ato ishin të largta, të paarritshme… Ajo shtëpia e vogël, ku bëja detyrat që m’ i jepte mësusja Kadrie, ka qenë dreka, darka, ngushllimi dhe strofulli ku bëja pak gjumë, por ëndrra ime ka qenë shtëpia e madhe, vendlindja, atdheu.Që nga agu i viteve të 60-ta, në krye të oxhakut ka qenë atdheu… Pastaj kanë ardhur dashuriçkat, poezitë dhe peshqeshet për vjehrra e kunata…
Arsyeja e dytë ka qenë lojaliteti. Për mua fjala ”lojalitet” do të thotë respek për lirinë dhe të drejtat e çdo individi që të mësojë, të mendojë e të marrë vendimet e tija. Edhe atëbotë kur një shok, një shoqe apo një familjarë ka marrë një vendim të gabuar, nuk kam dashur t’ ia imponoj botëkuptimet e mia. Kam thënë dhe përsëri po e them se çdo njeri duhet të punojë me kokën e vet.
Mos harroni, zotëri, se robëria është si ndryshku. Ajo i bën njerëzit sadistë, mashtrues, vrasës e dallkaukë. Askush, as familjarët e mi, s’ bëjnë përjashtim nga kjo rregull. Këta të fundit, duke filluar nga pasardhësit e Filanes e deri te pasardhësit e mi, s’ kanë patur ëndrra më fisnike se çka të hanë, çka të pinë, çka të veshin dhe qysh ta mbushin kuletënpa u djersitur shumë. E tërë egzistenca e tyre mund të përshkruhet me katër fjalë: Udri brigu na veselje. Bjeri dertit me haré.Qoftë edhe duke mashtruar, duke vjedhur apo duke tregtuar me vajza të mitura…
Një fjalë e urtë popullore thotë:“ Matrapazit jepja edhe fronin mbretëror po ai – prapëseprap – te fisi vetshkon.“
Do t’ isha gënjeshtar i madh sikur të thoshja se – burri i Filanes apo pëllumbat e saj – ndanin botëkuptimet e mia.Zoti na ruajt! E tërë jeta e tyre ka qenë e mbushur me klithmat e Lepa Brenës, Zdravko Ҫoliqit e Usnija Rexhpovës.Për ate e ruaja distaancën dhe s’ isha i prirur të shkel në botën e tyre. As të shkel, as të shkelin.Ҫuditërisht, sa më tepër që jam përpjekur ta ruaj distancën, ata janë përpjekur ta bëjnë të kundërtën sepse n’ atë mes kishte hyrë një palë e tretë, një pale e fuqishme, që me çdo kusht donte të mësonte se ku gjendesha, ku punoja, me kend rrija dhe me ç’ punë merresha gjatë kohës së lirë. Rrjedhimisht, pëllumbat e Filanës, për ta financuar veprimtarinë e tyre nëpër kafiqe, s’ i lenin rahat as të vdekurit e ngratë dhe me çdo kusht duhej të më njoftonin për secilin njeri që ikte n’ atë botë. Ҫo pak pare, se ka vdekur filani. Ҫo pak pare se ka vdekur filanja. Por kurrë ama s’ i dëgjova të thonë – ço pak pare se fëmijët e filan të burgosurit po durojnë për buke. Shpesh herë e pyes veten – po tani kush e ka radhën të vdes? Kujt do t’ i kërkoni lekë kur të vdes edhe unë? Ju edhe ashtu më keni ngordhur para kohe.
As ju s’ u degjuat, zoti Gjykatës. U mbushën katër vjet nga data kur e nënshkruat atë kryeshkeljen e të drejtave të mia njerëzore dhe ata që ju mashtruan ta bëni atë punë po enden nëpër Evropën Qendrore. Mos po e gënjeni veten se ju kam harruar? Mos po më quani edhe ju të pacipë që po ju bien ë qafë?
Ju, zoti Gjykatës, s’ jeni aq i trashësa të mos i keni lexuar ata pak nene që e përbejnë Kartën e OKB- s për Liritë dhe të drejtat e Njeriut. Nëse fjala ”turp”simbolizon një gabim, një vepër të pahijshme apo një krim, atëherë turp duhet të kenë ata që gënjejnë, mashtrojnë, vjedhin apo plaçkitin, por jo ata që iu kundërvihen mashtruesve. Apo edhe ju, njësoj si ata turrecat, fqinjët e mi, po i ngatërroni të drejtat e mia qytetare me botëkuptimet politike? Mos ma merni për të madhe që do t’ ua shtroj nja dy pyetje. A nuk thotë artikulli 13 i asaj Karte, të cilën e ka nënshkuar edhe Serbia, se çdo njeri ka të drejtë ta lëshojë një vend, madje edhe vendlindjen, dhe rishtaz të kthehet prapa? A nuk thotë artikulli 17 se askujt – pra as mua – s’ i merret pasuria në mënyrë arbitrare?
Unë, zotëri, sikur ta ndieja veten fajtor, nuk do të merrja guxim të vija në Preshevë, Bujanoc apo Vranjë. Aq më tepër që – deri në ditë të sotit – s’ e kam vrarë asnjë serb dhe, nëse do t’ ishte e nevojshme, do të veproja njësoj si Jusuf Gërvalla,kur i zuri për fyti nja dy shqiptarë që e kishin rrahur një serb të pafajshëm.
Unë s’ kam frikë ta quaj veten shqiptar dhe nuk e mohoj që kam punuar për bashkimin e Kosovës dhe viseve tjera me Shqipërinë. Unë edhe sot qëndroj për botëkuptimet e mia dhe po ta them me sinqeritetin më të madh se ndërgjegjen e kam njëqind fish më të pastër se zoti Daçiq, që pak ditë më parë ishte në Prizren. Ajo që vlen për zotin Daçiq, vlen edhe për çdo shqiptar të Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. S’ jam vetëm unë, por janë me qindra e mijëra shqiptarë, që nga mosha shtatëvjeçare e përpjeë, që jemi të pakënaqur me politikën e saj. Atë ditë që Serbia të na trajtojë si të barabartë, do jemi të parët që t’ i mbrojmë ligjet dhe kushtetutën e saj. Mjerisht, kjo s’ po ndodhë as me ata që Republika e Kosovësi ka bërë deputetë, as me nënkryetarin e saj.
Sikur t’ isha shpirtkeq, siç ia do qejfi të më prezantojë i biri i zonjës Filane, kurrë s’ duhej të vija në Preshevë dhe t’ ua zgjatjadorën e pajtimit as atij, as fqinjëve të mi.Por unë s’ e pashë me vend të mbaja inatë, se ashtu nuk më kishte porositur im atë. Bash përkundrazi, duke u nisur nga mësimet e tij, i vura të gjitha hasmëritë mënjanë dhe pa kaluar motmoti, gjegjësisht dy vjet më parë, mora gruan dhe përsëri zbrita në Shkup. Kuptohet vetvetiu se – nuk shkova në oxhakun e asaj që ma kishte shembur shtëpinë, por e mora një taksi dhe vajta në shtëpinë e Avni Ajdinit, mikut tim të dashur, me të cilin më lidhin shumë përpjekje për kulturëne popullit shqiptar.Avni Ajdinin e kam edhe shok, edhe dajë, edhe vëlla.
Duqkajtna pritën me përzemërsi të madhe. Kishin kaluar plot pesëdhjetë edy vjet që s’ kisha qenë në Tërrnoc dhe shpresat se do ta gjeja ndonjërin nga djemt dajallarëve ishin të vogla. Ҫ’ është e drejta, s’ isha dhe aq i prirur t’ i ngatërroja në hallet e mia, sepse aty ku gatuajnë shumë kuzhinjerë, supa del bajate.Unë s’ kisha nevojë as për përkthyes, as për udhërrëfues, se ato kodra që e ndajnë Tërrnocin nga Presheva i kam shkelur me dhjetra herë.Atëbotë s’ kishte as çeze, jo më autobusë që të mernin nga dera e shtëpisë dhe të çonin te dera e shtëpisë. Si e mora veten dhe u njoha me ambientin ku do të rrija ca javë, dola në stacionin e autobusëve dhe zbrita në Preshevë.
Ishte ditë e marte, 13 maj, dhe qielli ishte i kaltër. Rrugës, deri sa po kaloja përskaj Bashkisë, e takova edhe një mikun tim, po memzi i fola nga inati. Nja dhjetë minuta më vonë qëndrova para vendit ku dikur kishte qenë porta dhe shtëpia e prindërve të mi. Ora ishte njëmbëdhjetë por atje brenda mbreteronte qetësi e madhe.
A mund t’ i përfytyroni, zotëri,emocionet e mia? Tani, me vendimin tuaj, prona kishte kaluar në emrin e zonjës Filane por unë,edhe n’ atë orë të ditës, s’ kisha kurrëfarë dijenie se po qëndroja para një oborri ”të huaj”. Unë, edhe njëherë, bashkëme atë ”dinsëzkën” e Shqipërisë, që më kishte lutur t’ i betohem në flamur – se nuk do të zihesha e nuk do të ofendoja njeri – kisha shkuar si capi te kasapi dhe po e sodisja oborrin e babës që tani ishte shndërruar në sakat.M’ u duk aq i mjerë, sa s’ dëftohet me fjalë. Ajo që binte në sy më së shumti– ishin trupat e dy manave, të cilët një vit më parë kishin qenë plot me degë e me fruta, ndërsa tani ishin prerë deri në trung, sikur për t’ u dëftuar edhe kojshive, se ajo shtëpi kishte zot dhe aty s’ vilte njeri, pos pronares Filane Fisteku.
Kështu është kur s’ di gjë…Se mos e dija unë që vitin e kaluar punoja angari në pronën e zonjës Filane?Qysh ta kuptosh ndryshe teatrin që zhvillohej para syve të mi dhe unë, ditë për ditë me zotin Abdi, krushkun e Filanes, ngjitesha kodrës përpjetë dhe krihja gjethe, mblidhja shkoza e thurja gardhe?A keni dëgjuar zotëri për diçka të ngjashme?Të shkosh nga Suedia dhe në vend se të pijsh kafe me Xhemush Saliun, Turgut Krashnicën, Jahi Stanecin e shumë vërsnikë të tjerë, ti ia rregulloje mallin asaj që kishte falsifikuar dokumente dhe ta kishte vjedhë pronën e babës?
N’ ato çaste unë arsyetova si Jezu Krishti.
” Faljua, o Selman,” i thash vetes.”Se ndoshta s’ kanë më shumë turp në surratin e tyre. Mos u bëj rob i së keqes, po bëhu rob i dashurisë.”
Dhe i përqafova të gjithë ata që gjeta përjashta. E përqafova edhe ate që ma kishte shembur shtëpinë. E përqafa edhe Bobin, të birin e saj, që kishte dalë në çarshi e erdhi shpejt e shpejt te shpia. E përqafova edhe Nazmi Kadriun, fqinjin tim.
Pimë pastaj kafe dhe u sollëm sikur asgjë s’ kishte ndodhur. Mora dhe fotografi. Ҫuditërisht, edhe pasi iku fqinji ynë, asnjëri nga ”gjaku im” s’ mori mund të thonte – o, mysafirë, shkoni nga të shkoni dhe hajdeni të flasim për atë turpin që e kemi bërë. Këtu ka ndodhur një gabim, por mirë do t’ ishte ta zgjidhim bashkarisht.
Kurrën e kurrës. Me ta nuhatur që s’ dija gjë për shkeljen që ishte bërë dy vjet më parë,si Filanja, ashtu dhe Bobi i saj, sikur u lehtësua. Sikur e hoqën një barrë të rëndë nga supet.As rrini për drekë, as rrini për darkë, as hajdeni të flasim nesër, por hajt rrugë e mbarë, se shihemi prapë.
Dhe ne, duke mos ditur gjë, s’ pamë ndonjë arsye të ngutemi.Do bisedonim, do ta gjenim një zgjidhje.
Por s’ u pamë më, zoti Gjykatës. Me atë vendimin tuaj në xhep, të cilin s’ e kishte parë njeri, Filaneja qysh të nesërmen kishte ikur për në Zvicër. Ajo s’ kishte nevojë të ikte aq larg, se mundej të fshihej edhe në Preshevë, Miratoc apo Shkup, por fjalën e kishte përhapur që – kishte ikur në Zvicër.
Kur vajta për herë të dytë, te shtëpia saj s’ gjeta njeri pos Bobit të saj, që ditën flente, ndërsa natën shiste ”copa” që i vinin nga Serbia. S’ ka nevojë të them se si sjelljet, ashtu dhe shpjegimet e tij, kundërmonin qenef. Ai, me instinktin e tij prej krimineli,e kishte diktuar që s’ dija gjë dhe tani luante me ne.
” Përse i ke gjymtyar manat, o vëlla?” e pyeta. ” Përse i ke prerë në trup?”
” Po ashtu po bojshin në Vojvodinë, o axhë,” më tha.
” Po shtëpia, o vëlla? Ҫa ju bëri shtëpia që duhej ta shembnit?”
” Ajo ishte në vend të gabuar. Nesër, kur do të ndahemi, do na duhet për rrugë.”
” Po ajo ka qenë shtëpia e gjyshit tënd, o ti?”
” Po leje gjyshin, o axhë.Hajde të të shkojmë në Cakanoc e të kallxoj diçka interesante.Po shiten do toka të miradhe të lira. Të mrekullishme për vikendica.Po matem ta blej edhe unë një truall, se këtu më mbyti era e benzinës.Mos po doni t’ ju çoj në Bujanoc?”
“ Jo, falemderit. Do të shkojmë me autobus.”
Një herë tjetër na çoi Banjë. Herën e katërt erdhi vetë në Bujanoc dhe, gjoja se do të bisedonim për punën që na kishte bashkuar,na çoi sëpari në Vranjë, pastaj edhe në Banjën e saj.Pimë kafe e kuvenduam, por ai s’lidhej n’ asnjë kunj.Si e jëma, ashtu dhe i biri. Sapo hapej tema e shtëpisë, të cilën tani e kisha ndërmend ta bëja me kuletën time, ai vishte lëkurën e ngjalës dhe zhdukej nëpër nevojtore, ikte për të blerë cigare, duhej ta paguante birën dhe – me çdo kusht – t’ i shmangej asaj kryesores. Deri sa u lodhëm të dytë dhe ai doli haptas në lendinë.
“ Jo, be axhë,” tha.“Kjo punë është e lehtë. Nëse do ta ngresh shtëpinë e gjyshit aty ku ishte, shkojmë te avokati dhe ma le pjesën tënde mua. Pastaj ndërto çka të duash.Përndryshe, do më dalin fjalë me djalin tënd.”
E pashë në bebza të syrit dhe s’ dita – a të ju besoj apo të mos ju besoj veshëve të mi?!
“ Ti paske qenë matrapaz i madh,” i thash. “ Pak që ma prishe shtëpinë e babës, tani dashke të ta bëj edhe një shtëpi të re. Animirë, mbasi deshke ashtu, poia lëmë Gjykatës…”
Dhe ashtu e lamë.
Nja dy tri ditë më vonë, deri sa po bëhesha gati të ikja në Shqipëri, papandehur më lajmërohet miku im i dashur, H.E. Ndryshe nga të gjithë intelektualët, shkrimtarët, poetët, juristët e doktorët e shkencave, ai është zotëri burrë dhe shumë i angazhuar në fatin e bashkatdhetarëve të tij.
Vizita e tij më gëzoi shumë.U ulëm pranë qershisë së Avni Ajdinit në Tërrnoc, pimë kafe dhe folëm gjatë kohë për fatin e Luginës. Më në fund ngeci fjala te halli im.
“ Kam ardhur të marr leje e të bisedoj me ta,” tha ai.
“ Nuk ia vlen barra qirasë, o vëlla,” i thash. ” Janë shumë arsye, por ajo kryesorja është se ajo pjesë teratrale s’ e ka një protogonist, po katër. Nuk jam kundër të provosh, se jam për paqë, harmoni e ruajtje të traditës familjare, por kam frikë se në sfonin e saj ka ngordhur një bishë e madhe. Shumë erë e qelbur po bie.”
Dhe pak ditë më vonë dola te Dheu i Bardhë e ika në Shqipëri. E pash edhe një herë Fierin, Durrësin e Tiranën dhe u ktheva në Suedi.
Mjerisht, ndonjë përgjigje nuk më vinte nga Prishtina. E ndjeva veten keq, mbase më keq seç mendohet, sepse i lartpërmenduri është një burrë i shkëlqyeshëm dhe ka një edukatë që kufizohet meate të aristikratëve të moçëm shqiptarë. Ai mundet të komunikojë me njerëz të ndershëm e të sinqertë, por kurrsesi me mashtrues e rrenacakë.Pse dreqin s’ i thash të rrinte rehat?
Nuk më kujtohet data e saktë kur vendosa t’ ia shkruaj një letër dhe ta pyes si qëndronte puna. Ai mbase ishte i sëmurë. Ai mbase ishte lodhur nga ai papagalli dhe s’ kishte kohë të më shkruante.Ai mbase kishte halle tjera.
Nja dy tre muaj më vonë mora një letër të gjatë me të cilën ai më njoftonte se të gjitha përpjkejet e tij kishin qenë të kota. Filane Fisteku dhe trashigimtarët e saj i kishin thënë ses’ kishin problem me mua, po me ate shoqen e “Allbanisë”. Unë s’ kisha asnjë arsye të shqetësohesha, se zonja Filane dhe biri i saj, kur do të vinte koha e përshtashme, djalit timdo t’ ia bënin një shtëpi të madhe…Se edhe kjo ndodhë, zoti Gjykatës. Atë djalin tim s’ e kishte pjellë një nënë tjetër, një shqiptare e maqedonizuar me dhunë, por Filane Fisteku. Dhe tani që e kishte shembur shtëpinë e gjyshit të tij, do t’ ia bënte një të re.
Ato tjerat i kam dëftuar më parë.

20.
Jam ulur këtu, në cepin verior të ishullit Kreta, dhe po e ndjek vrapin e dallgëve që po vijnë nga lindja. Po vijnë ato varg, njëra pas tjetrës, si kopetë e bardha të zotit Diell, dhe po përplasen pranë këmbëve të mia me një oshtimë shkumbavitëse.Pak më tutje, përtej çadrave të restorantit “Manolito”, zbardhëllojnë lagjet e Rethimnos, si dhe drapëri i një hëne, që memzi shquan në qiell.
Sikur t’ isha i mençur, do t’ i harroja të gjitha, por kjo është e pamundur. Njeriu harron gjithçka por ’ i harron të parët e tij… S’ e harron vendlindjen e tij…Pa marrë parasysh numrin e viteve që më kanë mbetur, unë povdes menjë plagë që ma ka hapur një njeri të cilin s’ e kam takuar kurrë.
Fatmiri ishte i mendimit seduhet ta gjej një avokat dhe ai duhet të jetë i ndershëm. Po ku tagjej, vallë? Cili avokat është i gatshëm te hyjë n’ atë xingonë ku mrizojnë katër bisha që ushqehen memishin e familjes së tyre?Sikur t’ ishte fjala për një shoqëri ku respektohen liritë e të drejtat e njeriut, unë s’ do të prisja me muaj e me vite, por i pandehuri do ta merte dënimin e merituar brenda një muaji. Po një shoqëri si ajo ku jam lindur, që një anë nënshkruan marrëveshje e konventa ndërkombtare,dhe n’ anën tjetër e fshin bythën me to, s’ mund të jetë as demokratike, as kushtetuese. N’ atë shoqëri, avokatët e ndershëm janë si gjilpëratnëkashtë. Ti mund t’ i kërkosh e t’ i gjesh në çdo kafené, por të gjithë janë ryshfetxhinj e matrapazë. Se t’ ishte e kundërta, vrasje të këtilla juridike nuk do të ndodhnin kurrë. Paçka se drejtësia e Serbisë duhet të ecë me hap të ngadalsuar. Përndryshe, si do të eglendiseshin shokët e zotit H? Kush do t’i qethë ata torollakët që vijnë nga Zvicra, Austria, Suedia e Danimarka dhe donë ta lulëzojnë vendlindjen e tyre?
Jo, ai avokati i ndershëm prore s’ është lindur në Serbi dhe unë duhet të pres gjatë kohë deri sa t’ i japë provimet e tij.

Shkruan: Ramadan Rexhepi