SHPËRNDAJE

 
Jam ulur këtu, nëcepin verior të ishullit Kreta, dhe po e ndjek vrapin e dallgëve që po vijnë nga lindja. Po vijnë ato varg, njëra pas tjetrës, si kopetë e bardha të zotit Diell, dhe po përplasen pranë këmbëve të mia me një oshtimë shkumbavitëse. Pak më tutje zbardhëllojnë lagjet e Rethimnos, si dhe drapëri i një hëne, që memzi shquan në kupën e qiellit. Sikur t’ isha pak më i mençur, do ta harroja atë ngjarje të mallkuar, por kjoështë e pamundur. Pa marrë parasysh numrin e viteve që më kanë mbetur, unë do të jetoj dhe të vdes me këtë padrejtësi. Do ta marr me vete dhe do t’ ia vë të Madhit Zot në pjatë.
” Ku ta gjej atë avokat,”e pyes vetveten. ” Dhe pse duhet të jetë ai avokat i ndershëm?”
” Sepseata brina s’ i drejton tjetër njeri pos një avokati të ndershëm,” më tha Fatmiri.
Ishte ditë e enjte dhe unë, pas shumë përpjekjesh të flisja me dikë, e zura Fatmirin, një nëpunës të thjeshtë të Bashkisë. E kisha takuar nja dy vjet më parë dhe e kisha pyetur mos e dinte ndonjë murator të aftë shqiptar, sepse doja ta riparoj shtëpinë e babait.
Ai është një fshatar i urtë. Një djalë i urtë dhe dhe i sinqertë.
” Ajo ”kopja” e Planit që ta ka dërguar babai duket në rregull,” tha ai. ” Por unë po shoh ca ndryshime të çuditshme. Prej prejparcelës 1234 janë krijuar dy parcela, edhe ate, parcela A që ka 1523 metra dhe parcela B që ka 325 metra katror. E tërë sipërfaqja është 1848 metra dhe tani figuron në emër të zonjës Filane Fisteku. Se si është bërë bartja dhe në bazë të cilit dukument, nuk e di, po ate mund ta gjejnë ata të Kadastrales.”
” A nuk po të duket absurde kjo punë?” e pyeta. ” Të mora në telefon që të pyesja kush është ai kriminel që ma ka shembur shtëpinë e babait, ndërsa ti më po njofton se jo vetëm shtëpinë po edhe truallin ma kanë vjedhur. Qysh ështe e mundur kjo punë? Unë jam djali i Sali Fistekut, o Fatmir. Unë jam gjallë. Ҫa po bëni ju të Bashkisë?”
“ Asgjë, zoti Selman. Ne jemi sherbëtorë të një sistemi demokratik, po ky sistem është i korruptuar. Këtu mund ta blesh cilindo nëpunës për pak franga. Mu për këte arsye, ju duhet – nëpërmjet një avokati – ta kontestoni këtë vjedhje… Aq më tepër që bartja e pronës është bërë pa dijeninë tuaj… Por për t’ ia dalë asaj pune, mendoj se duhet ta gjeni një avkoat,që – në dorë të parë – është i ndershëm dhe – në dorë të dytë – është i gatshëm ta procedojë ligjshmërinë e atij akti. Përndryshe,këta të Bashkisë s’ kanë gjë në dorë. Këta janë hyzmeqarë të barkut të tyre. S’ ka më preshevarë të vërtetë. Ata kanë ikur mot inga Presheva.”
” Shumë falemnderit edhe për kaq. Sa i përket avokatit, atij të ndershmit, do të mentohem,” i thash.
” Hiç s’ ka përse,” më tha, duke e mbyllur bisedën.
Ashtu e lamë dhe,për fat të keq, aty ka ngecur puna.
Ku ta gjej, vallë, atë avokat dhe, nëse e gjej, qysh ta di që është i ndershëm? Sipas miqëve të vjetër, ata pakë avokatë shqiptarë, qofshin të gjinisë mashkullore apo femërore, s’ kanë tjetër punëveçse ta zgjatin procesin me vite dhe t’ i rjepin klientët e tyre. Mos qofsh i varfër, se s’ donë të t’ i shohin sytë. Klientët e tyre më të preferuar janë”zviceranët”, ”gjermanët” apo ”amerikanët”, që ua mbushin grykën me franga, edhe ua bëjnë ndonjë shërbim tjetër.
Ajo që më nxiti ta kërkoj Fatmirin ishte dëshira të mësoj – mecilën të drejtë e lartpërmendura Fisteku ma kishte shembur shtëpinë e babait dhe djali i saj e përdorte vendin si vendparkerim?! Sipas qeveritarëve lokalë, Presheva qeverisej nga përfaqsues të popullit dhe, nëse kjo ishte e vërtetë, ku ishte populli t’ ua dëftonte vendin atyre që prishnin shtëpitë e botës? Këtë pyetje ua kisha shtruar jo vetëm miqëve të rastit, por edhe disave që i konsideroja si shokë të ngushtë. Shumica – poetë, shkrimtarë, gjurmues shkencorë, drejtorë, profesorë, gazetarë e juristë. Ҫuditërisht, të gjithë solidarizoheshin me mua, por për arsye të ndryshme, më sygjeronin t’ i leja të lirë. Dhe ndoshta kishin të drejtë. Cilin hair e kisha nga ajo shtëpi përdhese? Unë jetoja në Evropë dhe s’ kisha nevojë të shkoja n’ atë pallankë të mallkuar.

2.
Në këtë orë të ngrohtë të ditës njeriu hynë në detë dhe pastaj, pasi freskohet pak, shtrihet në rërë e vështron rreth e përqark. Eharron kohën, hapsirën dhe padrejtësitë e kësaj bote.
Ashtu kam bërë edhe unë. Jam shtrirë në rërë dhe, ndonëse këtejpari kalojnë medhjetra anglezë e gjermanë, për sytë e mi ata janë të padukshëm, pa domethënie. Sytë e mi, njësoj si langojt, s’ kanë tjetër objekt pos trishtimit.Atje diku, përtej Rethimnos, shquajnë dhëmbët e malit Psiloreto. Më të djathtë, këtu e deri në Santorino, kaltron – Medheu. Ndërkaq, midis asaj vijës së padukshme,ku zënë thua dallgët e detit, dhe asaj tjetrës, që e ndanë Llojanin nga Miratoci, shquan surrati i një gjykatësitë panjohur.
Atë njeri s’ e kam parë kurrë, s’ e kam sharëkurrë,dhe s’ e kam ofenduar kurrë. Ҫ’ është e drejta, as emrin s’ ia kam ditur deri në prill të vitit të kaluar, kur e mora Fatmirin dhe më tha se emri i tij fillonte me tingullin H, si Halim a Hetem a Hysen, po kjo s’ ka rëndësi. Ai njeri, pra, është vrasësi im. Aimë ka lënduar si Pilati që, pas propozimit të Këshillit të Lartë Kishtar,dha urdhër ta vritej Jezu Krishti.Ai, ç’ është e drejta, më ka lënduar edhe më keq, se Jezu Krishti, pa marrë parasysh dhembjet që përjetoi nga gozhdat që ia kishin ngulur në mish,nuk jetoi me gjatë se njëzet e katër orë, kurse unë po duhet të vuaj me javë e me muaj nga vendimi i atij dallkauku që s’ e kam takuar kurrë.Për ate jam i dëshpëruar dhe sikur të mos isha këtu, në një bregdetë të largët të Greqisë Antike, do të therrisja deri në kupë të qiellit. Që të më dëgjoje edhe zoti, Krijuesi i Gjithësive të Panjohura.
Përse më qëllove, o rrapakall?A e di se, me atë vendimin tënd të qelbur, ti më kendarë nga shtëpia ku jam lindur, nga oborri ku kam luajtur me vërsnikët e mi dhe nga ai shpati i pjerrtëku kam ndenjur me Mirko Gashin, Sait Kadriun, Sinan Stanecin e shumë të tjerë, që sot nuk janë në këtë botë?A e di se me vendimin tënd ti më ke ndarë nga ata që i kam patur ndër mend ditë e natë dhe për të cilët kam shkruar pesëdhjetë vjet me radhë?
Janë shumë ditë e netë që pyes veten ku i bëre ato studime dhe kush të bëri gjykatës, kur ti, në vend se të mbetesh gjykatës, pranove të bëhesh ortak me ca hajdutër dhe shitës të vajzave?!Përse duhet unë, Selman Fisteku,i rritur nja dyqind metra larg vilës ”Letafet”, të kërkoj avokat dhe ta bind Gjykatën se katër kriminelë më kanë shpallur të vdekur para kohe? Sa franga ke marrë për atë shërbim që të më ndaje nga puna dhe të më vrash në moshën 72 vjeçare? A pak t’ u dokën obligimet që kam para popullit tim, saqë edhe tani, në këtë moshë, duhet të merrem me hajdutër që gjithë ditën e mbajnë “elhamdurilahin” në gojë,po me të rënë muzgu i “akshëmit” dalin e merren me prostitute të reja serbe?

3.
Im atë nuk ishte i drejtë me mua.Si të gjithë analfabetët e asaj qyteze të vogël, në behar të vitit 1977, pak muaj para se të ikte nga kjo botë,shkoi në zyrën Kadastrale dhe, për arsye që do t’ i mësoja nga nëna, i kishte nxjerrë nja dy “kopje plani” – në të cilat figuronin edhe shtëpia ku jam lindur, edhe oborri i shtëpisë, edhe kopshti ku rrëmihja gjithë verën e lume – dhe m’ i kishte dërguar me një letër që ia kishte shkruar miku im Sabri Ajdini nga Rahovica.
Im atë, nëpërmjet letrës që ia kishte shkruar Sabriu,më njoftonte se nuk ishte mirë dhe, për çdo eventualitet, m’ i dërgonte ato dy“kopje plani” që unë, si më i madhi i fëmijve, të kujdesesha për atë bregoren që na kishte mbajtur gjallë. Ai e kishte edhe një tjetër djalë n’ oborrin e shtëpisë, po atë detyrë ma kishte caktuar mua si amanet. Nja dy tre muaj më vonë, unë do të mësoja se im atë, ndonëse vetë ia kishte dhënë vëllaut tim një copë trualli,ishte shumë i pakënaqur me gjysmën e tij.
Kësisoj, pa marrë parasysh që jetoja larg vendlindjes dhe kisha krijuar familje, ai kishte dashur të ma kujtonte se, si më i madhi që isha, nuk duhej të toleroja padrejtësira në “oborrin” e tij.
Po ç’ mund të bëja unë në mesin e viteve të 70-ta, kur sapo kisha filluar të punoja si zv/drejtor në një shkollë nëntvjeçare, kisha dy fëmij dhe thuajse natë e ditë isha i zënë me “punëtorët e inkuadruarpërkohësisht jashtë atdheut.” Kisha dhe një vagon problemesh tjera, të cilat janë të parëndësishme për këtë temë.
Megjithate,brenda mundësive që kisha, përpiqesha të mbaja kontakt me vëllezërit e motrat e mia, po dhe me të gjithë ata që kishin dëshirë të mësonin mbi gjendjen time shëndetsore. Mjerisht, nuk shkoi gjatë deri safilluan të më vijnë lajme të pakëndshme nga vendlindja. As ato lajme nuk po i shtroj këtu, se i kam shtruar gjetiu dhe s’ ka nevojë ta përsëris veten dhe ta bezdisë lexuesin eventual.
Ashtu iknin vitet. Mjerisht, gjendja politike në Jugosllavi, në vend se të përmirsohej, u acarua më keq. Kushdo që e shfletonte shtypin e kohësballafaqohej me një varg arsyesh që më thoshnin ta shikoj punën time dhe të mos shkoja në Preshevë. Unë s’ kisha dhe arsye të ngutesha sepse n’ oborrin e babait e kisha një vëlla, kurse në fshatrat e Preshevës i kisha edhe dy motra.Kush të bëhet më i afërm dhe më i dashur se vëllau apo motra?
Atë rrugë e ndoqën edhe ngjarjet e mëvonshme, kur – papandehur – filloi prishja e Jugosllavisë Federative. Punëtorët e inkuadruar jasht vendit ranë në hall, se s’ kishin gisht nëato që ndodhnin në vendlindje por, për arsye që sot janë krejt të qarta, atëherë duhej të “diferencoheshin”, të “deklaroheshin”, të shkonin në mbledhje informative, të paraqiteshin në Legatën Jugosllave dhe shpesh herë, kundër dëshirës së tyre, ta lëndonin njëri tjetrin.
Unë, për vete, nuk i bëra bisht detyrës që ma kishte caktuar shoqëria suedeze dhe, pa marrë parasysh moshën, gjininë apo botëkuptimet e mërgimtarëve, të gjithë i trajtoja sipas parimeve të Kartës së OKB-s mbi Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Ai dokument i shkurtër, i përbërë nga tridhjetë artikuj të rëndësishëm, ka qenë busolla e veprimtarisë time tridhjetedyvjeçare.Unë, edhe si pedagog, edhe si veprimtar, edhe si kryetar i disa shoqatave kulturore, i kam trajtuar të gjithë me respekt e dashuri të madhe… Pa marrë parasysh prejardhjen e tyre gjeografike, moshën apo ngritjen e tyre profesionale. Ka dhe dokumente që dëshmojnë për ato që kam shkruar deri tani. Duke qenë se edhe mërgimtarët janë qenie njerëzore, unë s’ iu kam shmangur asnjë përgjegjsie dhe disa vjet kam punuar si sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Shoqatave Islamike në Suedi. Si pedagog jam përpjekur t’ i mësoj shqiptarët e rinj ta duan gjuhën e tyre amtare, ndërsa gjatë kohës së lirë i kam ndihmuar edhe t’ i ushtrojnë këngët dhe vallet e të parëve të tyre.

4.
Më në fund, mbaroilufta dhe një qiell i kaltër, i veshur me paqë e reze dielli, e mbuloi Gadishullin Balkanik.Edhe pse Jugosllavia Federative ra përtoke, dëshira e popujve të saj ishte të jetojnë në paqë e harmoni me njëri tjetrin.Për here të parë, pas një periudhe pesëdhjetë e savjeçare, të shtatë popujt e saj fituan të drejtën që vetë, në mënyrë demokratike, ta projektojnë një ardhmëri të re dhe evropjane.
I frymëzuar nga drita e asaj përpjekje, vendosa edhe unë të shkoj në vendlindje.Isha gjashtdhjetë e sa vjecar dhe, pa marrë parasyshmaltretimet e moshës, zbarkova në aeroportin e Shkupit, ku më prisnin katër personazhe të këtij rrëfimi.
Se ç’ dëshirëkishin ata apo trashigimtarët tjerë të prinderve të mi, nuk e di, por vetë kisha një dëshirë modeste: ta riparoja shtëpinë ku ishim rritur dhe, në rastin e parë, t’ i nisja të gjitha librat, kasetat, fotografitë e dosjet që kisha mbledhur gjatë qëndrimit tim në Suedi.
Duke qenë se kisha marrë pjesë aktive në veprimtarinë kulturore të diasporës shqiptare e jugosllave, kisha fotografuar dhe mbledhur artikuj të ndryshëm që mund t’ u shërbenin banorëve të Preshevës,e kisha lutur piktorin kilian, Jorge Varas, ta studjonte shtëpinë ku më kishte “rënur koka” dhe të dilte me një propozim se si mundej të modernizohej shtati i saj.Ishte dëshirë e imja që pas reparimit të saj, atje të qëndronin falas poetë, shkrimtarë e studjues të trashigimësë tone kulturore.Po e mashtroja veten se, duke ua vënë në dispozicion “kolibën” e prindërve të mi përfaqsuesve të kulturës, po e nderoja edhe lagjen, edhe familjarët që jetonin n’ atë oborr.
Pak ditë pas takimit tone të përbashkët, e nxora projektin dhe ia dëftova djalit të Filane Fistekut. Se fundja, unë do qëndroja dy tri javë,ndërsa ai dhe familjarët e tij do të thekeshin në rrezet e një dëshire që nuk iu kushtonte asnjë euro.Isha unë që do ta zgjidhja kuletën dhe do të paguaja të gjitha riparimet e domosdoshme.
I biri i zonjës Filane, një rrapakall dhe i pangopur me të holla, iahodhi një sy projektit dhe, për t’ iu shmangur çdo përgjegjsie, ma ktheu me një indifference të dukshme.
“ Ani, be axhë, edhe ajo punë bohet, po kam frikë se shtëpia do të rrëzohet gjatë kohë para se ta fillojmë riparimin.”
“ S’ ka nevojë të presim,” i thash. “ Tani që mbaroi lufta, do të shihemi çdo verë.”
Por kot se kisha folur.Trembëdhjet vjet më vonë, gjegjësisht në prill të këtij viti, pas bisedës që kisha bërë me Fatmirin, unë do ta kuptoja se zonja Filane, që nga dita kur kishte shkelur në oborrin e prindërve të mi, na kishte shlyer të gjithëve nga të gjallët.
Megjithate, as ajo, as fëmijët e saj,nuk e dhanë veten.Pritnin se shpërblimin e madh që kishin dalë e më kishin pritur në aeroport.Qënga ditakurduhej të zbrisja në Shkup, ata ishin marrë me plane. Tani ata do t’ ia lenin shëndetin Luginës dhe do t’ iknin në Suedi. S’ kishte më nevojë të mësonin, studjonin apo të preknin punë me dorë. Për çudinë time, që kurrë s’ kam shkelur në Zyrën e Mireqenies Sociale, ata kishin të dhëna të sakta mbi ”rrogat” që merreshin falas, mbi tregun e punës, si dhe format qysh mund t’ i shmangeshin asaj. Në vend se të kërkonin ndonjë rrugë për të studjuar e punuar, të tretë ishin armatosur me patentetë makinave dhe mezi prisnin të dilnin e të bënin qejfe nëpër Evropë.
Ishte qershor dhe bënte ngrohtë. Ditët e para të asaj vizite të shumëpritur i kalova duke u endur nëpër Udhën e Norçës dhe duke e studjuar gjendjen e atij kopshtit që ne, fëmijët e Sali Fistekut, e quanim ”kodër”. Ajo ishte në një gjendje të mjerë. Një pyll i madh dhe i ngjashëm me Malin e Kishës. Nuk shihje më qershia, mushmolla, dardha, gështenja apo molla. Gjithçka ishte veshur me bli, shkoza dhe akacje… Por kjo ishte çereku i të keqes. Tre çerekët tjerë, ku hynte Filanja me qejfllinjtë e saj, tërë ditën e lume më vinin rreth e përqark dhe më pyesnin kur do t’ ikja në Suedi, se aty nga fundi i qershorit vinin ”turistët”.
Një herë nuk kuptova gjë. Kjo, me sa duket, ndodhka me të gjithë axhaminjtë e padjallëzuar që – si unë – e gënjejnë veten që kanë ardhur te shtëpia, por de facto nuk konsideroehn si të tillë. Por pak ditë më vonë e kuptova se unë, me vizitën time, ia kisha zaptuar shtëpinë zonjës Filane dhe dy motrat e saj, njëra e martuar në Tërnave e tjetra në Miratoc, gjithmonë i kishin bërë pushimet në oborrin e prindërve të mi, se atje ishte më fllad. Tani që unë s’ po bridhja nëpër fshatrat e Preshevës – dhe nuk e përmendja ditën kur do të iki në Suedi – ata i mbërtheu paniku. Po vinin motrat e Filanes, po ku do t’ i vendosnin. Ato ishin mësuar ta shkonin kohën duke pirë çaj dhe duke e dëgjuar cërcërimën e zogjëve.
” Po tezet tuaja kanë shtëpitë e veta,” i thash njërës nga të bijat e Filanes.
” Jo, axhë, tezet rrijnë çdo vit te ne.”
” Mirë që ma the,” i thash dhe po atë pasdite vendosa të iki në Shqipëri. Unë, edhe ashtu, po matesha ta shkruaj një libër dhe s’ kisha nevojë të zihesha me ata që, për fat të keq, i konsideroja familjarë të mi. Një vitë më vonë e botova, në Malme të Suedisë, e botova librin “Gjurmë e gjemba”.
Nëse deri këtu s’ kam thënë gjë, po e ngushlloj veten me këtë konstatim: oborri dhe ”kodra” e prindërve të mi, jo zyrtarisht, por de facto, ishte zaptuar nga Filane Fisteku dhe përdorej si pushimore e motravetë saj, që s’ bënin kabull të pushonin nëpër fshatra, por e preferonin bahçen e Sali Fistekut. Tania ai ”prekudi”, Sali Fisteku, kishte vdekur dhe s’ kishte njeri t’ ua prishte ahengun. Kishte vdekur edhe ajo ”llafazanja”, gruaja e tij,një zonjë fisnike dhe urtë, që n’ asnjë mënyrë nuk pranoi të rrinte në Suedi për insistone çdo ditë të kthehej në Jugosllavi dhe të ”rrinte”atje ku e kishte lënë burri.Kishte vdekur edhe njëra nga motrat e mia që jetonte në Miratoc.Kishte vdekur edhe njëri nga dy vëllezërit e mi. S’ kishte më burrë bote që guxonte t’ iu kundërvihej, se e bënin për pesë pare. Unë kam parë hipokritë, po këta ishin ”veç dynjaje”.
Thellësisht i i pikëlluar nga shthurrja që pash në oborrin e prindërve të mi dhe tmerrsisht i zhgënjyer nga pacipësia që shikoja rreth e përqark meje, mora valixhen dhe ika drejt Shqipërisë.Kjo ishte përpjekja ime e parë për t’ u kthyer në vendlindje dhe për t’ua ndërtuar një ”kolibe” nipave dhe mbesave të mia që jetonin në Gjermani. Me fjalë më të thjeshta: kjo ishte përpjekja ime e parë për ta afruar gjakun e shprishur të fistekëve me ata që jetonin në vendlindje.

5.
Përpjekja e dytë ishte edhe më absurde.Kishin kaluar plot pesë vjet nga vizita e parë dhe unë, pas asaj që kisha përjetuar herën e parë, kisha ardhur në përfundim se më e mira që mund të bëja ishte t’ iu shkruaj miqëve ndonjë letër elektronike dhe t’ i shmangem vendlindjes. Të gjitha isharetet që kisha parë në oborrin e fëminisë –dhe të cilin i biri i Filanes e kishte mbushur me rrota makinash, dyer, bateri, fshirës të xhamave, llamba,motorë, katalizatorë, gjeneratorë, pompa uji, kabllo, xhama, targa, pasqyra, matës të shpejtësive, matës të temperaturës e lloj lloj makinash të ndryshkura, më kishin paralajmëruar se shtëpia ku hante e pinte Filanja ishte e mallkuar prej dikujt, pasiqë çdo verë, duke filluar nga qershori e deri në shtator, nëpër dhomat e saj endeshin e pushonin do gjarpërinj ngjyrë kafe, tamam si cipa e sipërme e muhalebisë…
Po ajo që më nxiti t’ i bëj shoqëri tim biri, ishte – mosha.
Më në fund kishte ardhur koha t’ i dorëzoja çelsat në sekretariatin e Gjimnazit Latin dhe të dilja në penzion. Tani që isha i lirë të bëja diçka, më dukej se kishte ardhur koha të shkoj edhe një herë në vendlindje dhe ta vë në rregull shtëpinë e babait. Edhe pse im atë nuk ma kishte çfaqur dëshirën, isha i sigurtë se sytë e tij të kaltër do më buzqeshnin nga qielli sikur ta vishja atë shtëpi me tjegulla të reja, ta shtroja dyshemenë e saj me dërrasa dhe njërën nga dhomat ta bëja studio, ndërsa tjetrën fjetore. Merre me mend sa i lumtur do t’ ishte sikur ta dinte që pikërisht në dhomën e tij, ate ku kishte fjetur dikur, tani flente ndonjë shqiptar nga Struga, Prishtina apo Tuzi dhe lexonte për të shkuarën e Preshevës apo shënonte diçka nga ato ato që kishte mësuar gjatë ditës.
Mjerisht, ashtu s’ kishte qenë e shkruar të përfundonte përpjekja ime e dytë. Jo se s’ doja unë apo bashkudhëtarja ime, por sepse nuk donin rrethanat që ishin krijuar midis vizites së parë dhe kesaj të dytës. Të gjitha ato i kam përmendur në një tjetër punim. Këtu do ta prekë vetëm njërën prej tyre, atë më kryesoren.
Nja dy vjet pas vizitës së parë,FilaneFistekue kishte martuar vajzën në Zvicër. Tani e bija kishte ardhur në ”të pamë” dhe me veti e kishte sjellë burrin e saj, një kokëthumb të pagdhendur, që me zor e fliste shqipen dhes’ i donte aspak shqiptarët. Gjatë kohës që unë po merresha me zotin FS, një poet dhe shkrimtar të shumërespektuar,Filanja – si shkarazi – më dha të kuptoja se ”dhëndrri” po ia kërkonte shtëpinë e prindërve të mi. Merreni me mend! Ndonëse im atë kishte lënë pesë trashigimtarë dhe tre prej tyre ishin gjallë, ai kokëthumbi i Filanes nuk shkonte të kërkonte shtëpi te prindërit e tij, por ia kishte hedhur syrin shtëpisë së Sali Fistekut. Ajo që ma vrau veshin edhe më shumë ishte se ai ”bosnjaku” i saj nuk ua kërkonte shtepinë pronarëve të vërtetë, por Filane Fistekut që ishte ndarë nga prinderit e mi dyzet vjet më parë.
Ndonëse bajga që kishte lëshuar zonja Filane ishte e qelbur dhe paralajmëronte zënka të reja familjare, unë, për hirë të respektit që kam ushqyer për fqinjët e mi, edhe një herë u largova pa mbaruar punë. Për të qenë e keqja më e madhe, ika i mllefosur edhe me tim bir, sepse ai më kishte premtuar të shkonim në Shqipëri, ndërsa tani, për hatër të kushërinjëve, filloi të më ”dëftonte përralla” se më lehtë ishte ta kaloja pikën kufitare Serbi – Maqedoni me taksi se me makinë private. Shkurt, edhe një herë ndodhi repriza. Zonja Filane, me pacipësinë e saj të shquar, kishte hyrë në negociata me boshnjakun e saj dhe donte ” t’ ia jepte” shtëpinë ku ishim rritur ne, pesë fëmijët e babës tim, ndërsa të vetën ia ruante trashigimtarit të saj.
Fatlumnisht, intervista që zhvilluam me zotin FS rreth veprimtarisë time letrare e kulturore u emituar para se të ikja nga vendlindja dhe shumë bashkqytetarë erdhën të pijnë kafe me mua dhe të më urojnë për punët që kisha bërë në kurbet. Mungonte vetëm gjykatësi H, që prore s’ kishte dëgjuar për mua dhe nja dy a tri vjet më vonë do më shpallte të vdekur.

6.
Ja që s’ kam vdekur, ozoti H. Nëse veç ishe ngushtë për pare, ti mund t’ ia falje Filanes oborrin e babës tënd, po jo shtëpinë e babës tim. Duke e lexuar këtë rrëfim,ti ndoshta e pyet veten përse unë, një burrë shtatëdhjetë e gjashtë vjeçar, nga vetja e parë po kaloj në të dytën?!
Ja do të dëftoj. Po shkruaj ne veten e dytë për arsyen e thjeshtë së këtë kapitull duhej ta shkruaje ti dhe të na dëftoje saktësisht se qysh erdhi deri te njohja jote me Filane Fistekun dhe ajo, me firmën tënde, ma mori token e babait dhe më nisi para kohe n’ atë botë? A je zotrote i ndërgjegjshëm se asnjë avokat i Serbisë Jugore, qoftë ai serb apo shqiptar, qoftë i ndershëm apo i pandershëm, nuk mundet të m’ i shërojë plagët që m’ u kanë bërë me nënshkrimin tënd?
( vazhdon )

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi