SHPËRNDAJE

Refugjat
Shtet ballkanike kanë marrë obligim që nuk do të lëshojnë në kufi më shumë se 580 migrantë në ditë. Tani po hapet ruta ilegale për migrantë nëpërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Pesë shtetet e ballkanit kanë nënshkruar marrëveshje që 580 emigrantë në ditë mund të kalojnë kufirin drejt Evropës. Mirëpo, ditën e premte deri në orët e pasditës nuk ka kaluar asnjë migrantë në Preshevë, ndërsa Maqedonia nuk ka liruar të kaloj kufirin nga Greqia asnjë migrantë.

Siç mësohet, Evropa ngadalë por sigurtë po mbyll kufirin për migrantët nga lindja e mesme dhe nga Afrika që vijnë nëpërmjet Ballkanit, ndërsa migrantët tani po tentojnë të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë.

Në vendkalimin kufitar ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë kanë filluar të vijnë migrantët e parë nga Siria, andaj edhe janë shtuar kontrollimet kufitare. Pritet që migrantët e parë të nisen drejt Kosovës.

“Zyrtarët policor nga shtetet e Ballkanit, që kanë marrë pjesë në takim me 18 shkurt, kanë rë dakord që limiti të jetë 580 migrantë në ditë” njofton Ministria e punëve të brendshme sllovene.

Ministri i policisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë se ushtria serbe do të dërgohet si ndihmë policisë kufitare nëse parashihet që siguria mund të rrezikohet. /presheva.com/