SHPËRNDAJE

Hapja e kufirit Mirat-Llojan që lidh komunat e Preshevës, në Sërbi dhe atë të Kumanovës në Maqedonin e Veriut si kurrë më parë ka kaluar në agjenden e instancave më të larta shtetërore të dy vendeve fqinjë.

Ditëve të fundit në këtë çështje janë fokusuar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq si dhe zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ky i fundit pas takimit që ka patur me të parin e Sërbisë ka postur një shkrim në rrejtin e tij social në të cilin ka thënë se, gjatë bisedave që pata në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq kam marrë premtimin se do ta nënshkruajë Memorandumin për hapjen e kufirit Llojan -Miratoc, raporton.

“Sapo u dakorduam me Presidentin e Sërbisë Vuçiç për kufirin Llojan – Miratoc.

Premtoi se menjëherë edhe Sërbia do e miraton memorandumin për hapjen e pikës kufitare me çka mund te fillojnë punët përgaditore”, ka shkruar Osmani në proflin e tij në facebook./presheva.com/