SHPËRNDAJE

Mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në BL Rahovicë humbi jetën një grua ndërsa dy prej bashkëudhëtarëve, burri dhe njëri fëmijë i moshës dy vjeçare janë dërguar në spitalin e Nishit ndërsa dy fëmijët e tjerë po marrin kujdesin shëndetësorë në spitalin e Vranjës.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu përmes një shkrimi në fb ka falenderuar stafin e tijë punonjës ekipin kujdestar të ndihmës së shpejtë në Preshevë të cilët në mënyrë profesionale dhe gatishmëri të plotë kanë kryer punë të shkëlqyer në raste të tilla./presheva.com/