SHPËRNDAJE

Policia e komunikacionit nga 12 deri më 18 gusht do të aplikojë aksionin mbi kontrollin e shtuar të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

“Pjestarët e policisë së komunikacionit do të angazhojnë të gjitha paisjet e disponueshme për matjen e shpejtësisë, sikurse radarët e dorës, radarët në sistemet e vëzhgimit të videove dhe pajisjet për matjen e shpejtësisë në të ashtuquajturat mjetet në lëvizje, ndërsa në autostrada do të matet edhe shpejtësia mesatare e automjeteve”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme dhe ka shtuar se shpejtësia e automjeteve do të kontrollohet edhe në kushtet e natës.

Pjestarët e policisë gjatë ndalimit të çdo automjeti i cili e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, gjithashtu do të kontrollojnë për përdorimin e rripave të sigurisë, dhe çdo drejtues i automjetit do të kontrollohet për testin e alkoolit.

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar se në shtatë muajt e parë të këtij viti, tejkalimi i shpejtësisë ka qenë shkaktari kryesorë në gjysmën e aksidenteve rrugore që kanë përfunduar me fatalitet.

Aksioni është duke u zbatuar në të gjitha 29 vendet që janë anëtare të TISPOL (Rrjeti i Policisë Rrugore të Evropës), përfshirë edhe Serbinë./presheva.com/