SHPËRNDAJE

Driton Kuka i është gëzuar suksesit të xhudistes së tij, Majlinda Kelmendit, e cila rrëmbeu sot medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv.

Kelmendi fitoi të gjitha meçet me ippon, derisa në finale e gjunjëzoi brenda 35 sekondave izraeliten Gili Cohen.

Kuka e ka quajtur një finale të çmendur të zhvilluar nga Kelmendi në Tel Aviv.

“E arta e kombit. Grand Prix një finale e çmendur e Majlindës. I lumtur shumë me performancën e saj”, ka shkruar Kuka në Facebook.