SHPËRNDAJE

Kombetarja

“Beteja” finale e Shqipërisë për të marrë 3 pikët në ndeshjen kundër Serbisë nis të premten.

Në fakt, “lufta” ka nisur që sot në Lozanë, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por radha e drejtuesve të federatës shqiptare që të paraqesin gjatë ditës para gjyqtarëve faktet dhe arsyet pse ata kërkojnë rikthimin e tre pikëve të hequra nga komisionet e UEFA-s.

Delegacioni shqiptar ka udhëtuar fillimisht drejt Gjenevës dhe të premten në mëngjes do të bëhet nisja për në Lozanë.
Përveç Canës, në delegacionin shqiptar bëjnë pjesë edhe presidenti i federatës Armando Duka, avokati Artan Hajdari dhe një pjesë e grupit të avokatëve që po merren me çështjen tonë.

Përfaqësues të FSHF-së nën zë kanë thënë se presin një vendim final në anën e Shqipërisë, por se vendimi nuk presin të jepet që nesër.