SHPËRNDAJE

Qindra miliona përdorues të platformës gjigante Facebook, gjatë ditës së mërkurë janë ballafaquar me probleme, duke raportuar se kishte ndërprerje të kësaj platforme.

Sipas Down Detector, problemet goditën përdoruesit e Facebook në Europë dhe SHBA.

Faqja e internetit tha se kishte marrë më shumë se 11,000 raporte të problemeve ku përfshiheshin ndërprerjet e përgjithshme, ankesat për vështirësi në newsfeed, si dhe vështirësi në kyçje.

Dhe duke u ndërlidhur me këtë, mediumi prestigjioz britanik The Guardian i ka kushtuar një shkrim efektit të një “krize të tillë” duke vënë në pah edhe të tjera raste kur kjo ka ndodhur me gjigantin Facebook.

Siç shkruan ky medium,Facebook është një “institucion i fuqishëm” dhe si i tillë ka potencial të lë një zbrazëti për miliarda përdorues, kur nuk është funksional.

Madje, siç thuhet tutje, kur bie Facebook, kjo gjë bëhet një çështje serioze: punëtorët në zyra janë të privuar nga zbavitja, fëmijët të detyruar të bisedojnë me familjarët e tyre, drejtuesit e mediave ‘qajnë’ mbi trafikun e humbur dhe askush nuk ka mundësi të merr më LIKE.

Përveç kësaj, inxhinierët e Facebook nxitojnë tërësisht për të rregulluar gjithçka.

Megjithatë, nuk ishte gjithmonë kështu.

Në vitin 2010, kur faqja e Facebook-it u prish, mund të fiksohej vetëm me një “fikje dhe ndezje”.

Këtu ka një histori të ndërprerjeve më të mëdha në vitet e fundit të Facebook, nga seriozët në ato më të “pakuptimta”.

27 janar 2015

Ndërprerja e fundit 50 minutëshe u shkaktua nga Facebook duke u përpjekur të ndryshonte diçka brenda sistemeve të saj që shkuan keq, jo një sulm në internet siç ishte raportuar gjerësisht.

Një zëdhënës i Facebook-ut kishte thënë për Guardian: “Më parë sot shumë njerëz kishin vështirësi të kyçeshin në Facebook dhe Instagram. Kjo nuk ishte rezultat i një sulmi të palës së tretë por ndodhi pasi ne prezantuam një ndryshim që preku sistemet tona të konfigurimit. Ne reaguam shpejt për të rregulluar problemin, dhe të dy shërbimet janë kthyer në 100% për të gjithë”.

Ndërprerja goditi faqen dhe aplikacionet, por ndikoi në shërbime të tjera, duke përfshirë Instagram, Tinder, AOL Messenger dhe Hipchat, të cilat mbështeten në Facebook për kyçje.

1 gusht 2014

Ndërprerja e dytë e Facebook në dy muaj u shkaktua nga një gabim tjetër i serverit, i cili përsëri ndikoi në faqen e Facebook, në aplikacionet dhe në faqet si dhe shërbimet që përdorin sistemin e tij të kyçjes.

Një zëdhënës i Facebook i tha Guardian-it në atë kohë se kompania “po punonte që gjërat të ktheheshin normalisht sa më shpejt që të ishte e mundur”.

Skype ishte një nga shërbimet e profilit të lartë që u bë i padisponueshëm për disa përdorues të cilët nuk ishin në gjendje të kyçeshin gjatë një ndërprerje 40-minutëshe.

19 qershor 2014

Qershori ishte një “muaj i rëndë” për Facebook – ndodhi ndërprerja më e gjatë në katër vjet, e cila e pa platformën jo aktive për 31 minuta dhe ishte fillimi i një frekuence në rritje të çështjeve të faqes.