SHPËRNDAJE
President Bill Clinton with First Lady Hillary Clinton during the Congressional Medal of Freedom ceremony in the east room of the White house. Picture taken Wednesday, August 11, 1999. (AP Photo/Virginian-Pilot, LAWRENCE JACKSON)

Gazeta beogradase “Danas”, duke robotuar shkrimet e saja të para 20 vitesh, përkujton ditët mes 7 e 13 janarit të vitit 1999, kur, siç thuhet, ushtria jugosllave ishte pozicionuar përgjatë rrugës Prishtinë dhe të gjitha tytat ishin drejtuar kah fshatrat Obrançë e Llapashticë, në të cilën gjendet komadna e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gazeta përkujton lajmin e atëhershëm të agjencisë FoNet, sipas të cilit presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton kishte vlerësuar se kërcënimi i paqes në Kosovë është “kërcënim i parëndomtë dhe i jashtëzakonshëm i sigurisë së ShBA-ve”.

“Clinton ka theksuar se “është me rëndësi të veçantë që zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë nuk guxon të ndërpresë avancimin në zbatimin e marrëveshjes së Daytonit”, duke i vazhduar ngrirjen e llogarive e të pasurisë së shtetasve jugosllavë në ShBA, dhe ndalimin për amerikanët që të investojnë në RFJ, masa të cilat kanë qenë në fuqi nga qershori i vitit 1998.

Gazeta përkujton se nja njëqind serbë e kishin bllokuar rrugën Prishtinë-Prizren dhe kërkonin takim me kryetarët e RFJ e të Serbisë, Slobodan Milosevic e Milan Milutinovic, të cilët i konsideronin më përgjegjësit për “pozitën e keqe të serbëve në Kosovë”.

Por, një kërcënim më i drejtëpërdrejtë ato i bëhej Llapit, ku, siç përkujton gazeta, disa ditë para krishtlindjes serbe, ushtria e Jugosllavisë ishte pozicionuar përgjatë rrugës Prishtinë-Podujevë, e më së shumti kishte afër fshatit Lluzhan.

“Të gjitha tytat janë drejtuar kah fshatrat Obrançë e Llapashitcë, në të cilën gjendet komanda e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Podujevës. Në vetë Podujevën, kishin konstatuar gazetarët, është qetësi. Në rrugë ka plot njerëz, ndërsa lokalet e dyqanet janë të hapura”, raportonte agjencia “Beta”.

William Walkerin, shefin e atëhershëm të Misionit verifikues të OSCE-së, i cili bllokadën e rrugëve të civlëve serbë e quante plotësisht të paarsyeshme, Aleksandar Vucici, atëherë ministër i informimit, e akuzontë Walkerin se “po i mbështet terroristët”.

Walker e akuzonte pushtetin e Jugosllavisë se nuk po i përmbush obligimet e marrë dhe se Milosevici, ndonëse kishte premtuar të bashkëpunonte me misioni e OSCE-së, sipas Walkerit, nuk po e bënte një gjë të tillë.