SHPËRNDAJE

Kushtet e vështira ekonomike dhe papunësia, gjithmonë janë arsyetimi i popullatës dërmuese se duhet të marrim rruget e perëndimit dhe ta braktisim vendlindjen, por ka edhe nga ata që e gjejne vetën në drejtime të ndryshme. Bujqësia në Luginë të Preshevës, ka qenë një fushë fitimprurëse, një burim i jetës nga i cili shum familje kanë mbijetuar duke siguruar të ardhura të mjaftueshme.

Për Mixhid Ahmetin, nga fshati Tërrnoc i Bujanocit, kultivimi i prodhimeve bujqësore është një burim i mjaftueshëm për të siguruar të ardhura për familejn e tij. Mixhidi ditën e fillon në orën 5 të mëngjesit dhe e përfundon në orën 24:00h për tu kujdesur për 10 serrat e tij me sipërfaqe prej rreth 4 mijë metra katrorë. Ai në çdo sezonë të vitit është i angazhuar me kultivimin e prodhimeve të ndryshme, si domatet. qeptë, trangujt, marrudhat, specat, lakrat e kështu me radhë. Përveq këtyre Mixhidi merret edhe me kultivimin e luleve, ku në serrën e tij të paisur me ngrohje qëndrore, gjatë tërë dimrit kultivon lule të cilat siç thotë edhe ai vet, kërkojnë përkujdesje më të madhe, sepse temperaturat e ulta shumë lehtë mund ti dëmtojnë ato.

Aktualisht në serra ka të mbjellura, sallata, marrulla dhe qepë, të cilat kohë më parë ka filluar ti shes në treg. sa i përket luleve, disa prej tyre do të jenë të gatshme për 8 Mars, por ka edhe nga ato të cilat planifikon ti shes gjatë sezonit të verës. Aktualisht të mbjellura ka rreth 7 mijë fidane, por që numri i përgjithshëm, thotë Mixhidi arrinë deri në 25 mijë fidane lule të llojeve të ndryshme. “Kur ke vullnet dhe përkrahje të familjes mund të arrihet gjithçka edhe këtu tek ne, nëse e sigurojmë një pagë mesatare atëherë duhet të jemi të kënaqur, sepse ne po i shohim kushtet në të cilat jetojmë andajë është mëse e rëndësishme nëse angazhohemi më shumë, pamvarësisht në cilën fushë do të kemi sukses” është shprehur Mixhidi për Presheva.com.

Mixhidi është ndër të paktët shqiptarë të komunës së Bujanocit që merret me prodhimet bujqësore me shumicë dhe subvecionet janë mëse të nevojshme për ta zgjeruar biznesin e tijë, pse jo edhe numrin e punëtorëve. Vitin e kaluar nga buxheti komunal Mixhidi ka përfituar 70 mijë dinarë nga gjithsej 130 mijë sa kishte kërkuar. Me kultivimin e prodhimeve bujqësore Mixhidi merret mëse 10 vite dhe kështu ka arritur që të sigurojë të ardhura për familjen e tij, pa lejuar që të ndikohet nga kushtet e vështira ekonomike që po mbretërojnë në vendin tonë./presheva.com/