SHPËRNDAJE

Tifozat
Në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë që u luajt në Elbasan Arena me 14 tetor nga Lugina e Preshevës kishte shkuar për ta përcjellë ndeshjen një numër i madh i tifozave.

Për shkak të sigurisë së madhe, biletat për këtë ndeshje shumë ishte vështirë të siguroheshin, dhe e vetmja mënyrë për blerjen e biletave ishte nëpërmjet përfaqësuesve të Tifozave Kuq e Zi “TKZ” në Preshevë.

Disa nga tifozat që kishin blerë biletat nga këta përfaqësues kishin paguar biletat me çmim të tre fishuar, apo më sakt me një çmim prej 50 euro për biletë. Bileta ka kushtuar 1000 lekë, apo 8 euro.

Grupi i tifozëve që kishte paguar biletat e tilla të blera nga përfaqësuesit legjitim, i kishin shkruar presheva.com-it duke u ndjerë se ishin mashtruar dhe duke deklaruar se “Ta paguash pesëfishin e biletës për ta parë ndeshjen për shkak se je nga fshati apo për ndonjë arsyeje tjetër banale, për mendimin tonë është veprim shqetësues, përjashtues e racist. Kini parasysh, bileta nuk është blerë dorë pas dore, por është blerë te përfaqësia e TKZ-së në Preshevë. Qofsha i gabuar, ama për të njëjtën biletë dikush ka paguar çmim tjetër. Cilido të jetë qëllimi, prapëseprapë, dallimi në këtë rast është shqetësues, përjashtues e më e keqja racist” kanë deklaruar shqetësimin e tyre këta tifozë që ndjehen të mashtruar.

Me këtë rast, Redaksia e presheva.com ka kontaktuar përfaqësuesit e Tifozave Kuq e zi, duke iu referuar për shqetësimin e 10 personave që kishin paguar biletën prej 50 euro nga përfaqësuesit e TKZ-së në Preshevë.

TKZ nga ana tjetër nuk ishte e informuar me rastin në fjalë, dhe duke na premtuar se rasti në fjalë do të zgjidhet së shpejti.

“Rastin jemi duke e shqyrtuar dhe se së shpejti do të kemi një vendim”, thanë përfaqësuesit e TKZ-së për presheva.com

Duke mos përfunduar kjo ende “aferë”, këta përfaqësues kanë kontaktuar redaksinë e presheva.com, duke pyetur se kush është ankuar tek kryesia e Tifozave Kuq e Zi duke dhënë arsyetim se ata që kanë blerë bileta “i kanë blerë ato ndër dorë” dhe se kjo “eshtë hera e fundit që ata blejnë bileta për ndonjë ndeshje të kombëtares”…

Përfaqësuesit e TKZ në Preshevë, sot në rrjetet sociale kanë publikuar një fotografi në një kafiteri duke pirë birra dhe duke “provokuar” këta 10 persona që kishin blerë biletat me një çmim të ndryshëm, duke shkruar edhe titullin “Me paratë e juaja” ku shihet edhe në foto.!

Presheva.com pret përgjigjen zyrtare nga drejtuesit e Tifozave Kuq e zi, dhe do të njoftojë opinionin në Luginë të Preshevës./presheva.com/