SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë një intreviste për televizioni ABC ka folur për unifikimin e faktorit politik shqiptarë në Luginë duke potencuar se ideja ka qenë që të kemi një qasje më të fokusuar në Beograd dhe të bartim debate të cilat po zhvillohen në Luginë të Preshevës vite me rradh.

Mua as nuk më intereson as Qeveria e Serbisë por as edhe opozita e Serbisë por më intereson interesi i popullit tim në Luginë të Preshevës.

Kush do ta shesë këtë në Serbi që kjo është një arritje e tyre në e dim se arritja e kujt është.

Arritja pikë së pari është e jona dhe është arritja në bashkpunim me Republikën e Shqipërisë që kemi ardhur në një moment të jemi të unifikuar dhe kjo është një mesazh për shqiptarët që jemi të fortë, jemi të bashkuar dhe tash shkojm drejt Beogradit për ti adresuar porblemet tona në vend aty ku janë prodhuar thotë për televizionin ABC,Shqiprim Arifi.

Në pyetjen e parashtruar nga gazetari se me cilat parti pushteti lokal i Preshevës mund të ketë Bashkëpunim në Shqipëri dhe Kosovë, Arifi i është pëgjigjur- Mua nuk më intereson partia por vetëm qeveria e Shqipëris dhe ajo e Kosovës më intereson.

Nuk dua të kem afinitete partijako- politike, unë e di se njerëzit mendojnë se janë të nevojshme, ato le të jenë të nevojshme për ju ndërsa për mua jo.

Për mua është e nevojshme të kemi një shtet të fortë Shqipërinë dhe ta kem një shtet të fortë Kosovën.

Momentin kur të forcohen shtetet Kosovë dhe Shqipëri, forcohet edhe pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës ka thënë kryetari i komunës, Shqiprim Arifi./presheva.com/

Ju ftoj të ndiqni disa përgjigje të shkurtëra të dhëna për ABC News

Ju ftoj të ndiqni disa përgjigje të shkurtëra të dhëna për ABC News

Gepostet von Shqiprim Arifi am Donnerstag, 27. Februar 2020