SHPËRNDAJE

Qendra e Solidaritetit dhe Avamcimit (QSA) me seli në Preshevë në kuadër të programit “AVANCO DIJEN” organizon kurse mësimi – trajnimi, të cilët kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale – edukuese të shoqërisë, rrespektivishtë rinisë.
Sipas njoftimit të QSA-së, programi parasheh mbajtjen e kursit të Photoshopit dhe kursin e mësimit të leximit të Kur’anit.
Mësimi do të zhvillohet në kushte të avancuara me metoda didaktike tradicionale nga një staf profesional me kualifikim adekuat.
Sipas kësja organizate solidarizuese dhe avancuese kurset do të mbahen dy herë në javë me orë mësimi prej 90 minutash dhe zgjasin deri në arritjen e synimeve që parasheh kursi, duke siguruar nivel të kënaqshëm aftësimi tek kursantët, mbi përdorimin e programit Photoshop, respektivisht në leximin e drejtë të Kur’anit.

Për kursin e PHOTOSHOPIT:
 • kursantët duhet të posedojnë laptop personal të cilët ka performacën për të ekzekutuar programin Photoshop.
• Pagesa mujore është 1000 din/muaj (QSA mbulon shpenzimet për 1/4 e kuotave për kursantët, për nxënësit me kushte të rënda socio-ekonomike [jetimë, me asistencë sociale], me kusht që notën mesatare ta kenë mbi 4,50.)

Për kursin e leximit të Kur’anit:
 • Për shkak të natyrës së tij, kursi është pa pagesë dhe janë të mirëseardhur të gjitha grup-moshat dhe të dy gjinitë.

Të interesuarit mund të paraqiten për regjistrim pranë zyrave te QSA-së, adresa: Rruga M. Tito pn (tek udhëkryqi në rrugën e Gjilanit, ngjitur me shitoren “Mehajt”) në Preshevë, ose përmes kontakteve:
tel. 017/ 668 537, mob. 063/ 8 288 769 dhe email adresës: info@solidariteti.com.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, andaj nxitoni për të avancuar njohuritë tuaja!
Fletë-aplikacionin për aplikim online, mund t’a plotësoni në web-faqen www.solidariteti.com
Afati i fundit për paraqitje është më datë 25 mars 2014, ditë e martë, deri më ora 15:00.