8 C
Presevo, Serbia
09.04.2020
Ballina Lajme Kurti emëron shtetasin amerikan Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik

Kurti emëron shtetasin amerikan Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.

Me këtë rast Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma, suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit.

Sot gjatë ditës, kryeministri Kurti ka emëruar Aziz Bicin këshilltar politik të tij dhe drejtor të zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta.

Kurti, i ka uruar Aziz Bicit suksese në detyrën e re duke mirëpritur këshillat e tij politike, derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si Drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.