SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur lajm të tmerrshëm emërimin e Nijazi Thaçit për ushtrues detyre të drejtorit të KEK-ut.

Në një konferencë për media, Kurti tha se në kohën sa ka qenë në pozitën e udhëheqësit me prokurimin në KEK, përfitues më të mëdhenj të kontratave kanë qenë kompanitë serbe.

“Nga mbrëmë, mund të themi se është thelluar krimi i organizuar në Kosovë” në epiqendër të të cilit, sipas Kurtit është presidenti Thaçi në aspektin ekonomik.

Për lidhje me afera korruptive të Nijazi Thacit, ka folur edhe Avni Zogiani nga kjo parti, sipas të cilit, persona të afërm me PDK-në kishin fituar tenderë nga KEK-u.