SHPËRNDAJE

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se Thaçi e ka vënë Kosovën në pazar.

Sipas tij, Thaçi “dëshiron ta çmontojë dhe ta falë” Kosovën, ose ta “shesë pjesë-pjesë”.

“Opsione për Kosovën, sa të duash. Me 13 pika, me 16, me 17, me 22 pika! Sepse i ashtuquajturi president i Kosovës e ka vënë shtetin tonë në pazar dhe po thotë se u bë aksham. Kosovën don ta çmontojë dhe ta falë ose shesë pjesë-pjesë: dikujt Trepçën, tjetërkujt Ujmanin, me përqindje KEK-un, Mitrovicën ta bëjë Bërçko, kishat e manastiret ortodokse Hilandar, dhe, statuse speciale gjithandej diku 35 e diku 99 vjet”, shkruan Kurti.

“Çka i bie kjo, si Bosnja, si Palestina apo si Hong Kongu? Paj, të tria këto. Ama në fund të dialogut na vjen njohja, thotë edhe qeveria porsi ai – pra, do të njihet ajo që mbetet nga Kosova, ndërkohë që e kanë pranuar mosnjohjen e Serbisë. Këta njerëz edhe pavarësinë ta varin”, thotë kreu i VV.