SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar sot, në Kuvendin e Kosovës, projektligjin në bazë të të cilit qytetarët e Kosovës mund të dënohen deri më 15 vjet burg nëse marrin pjesë në luftërat jashtë vendit.

Lideri i VV-së, Albin Kurti në këtë debat ka thënë se ligji është antishqiptar, pasi “nëse nesër luftohet në Luginë të Preshevës, serbët e Kosovës do të mund të marrin pjesë në atë luftë, por jo edhe shqiptarët e Kosovës”.

Njëjtë, sipas Kurtit, do të ndodhë edhe nëse dikush e sulmon Shqipërinë, transmeton telegrafi.

Sipas këtij projektligji, Kurti thotë se nëse sulmohet Shqipëria, shqiptarët e Kosovës, nuk do të mund të kapin pushkën për ta mbrojtur vendin amë.