SHPËRNDAJE

Albin Kurti në konferencën RIDEA:

Sa i përket bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, unë besoj që edhe ju e ndani mendimin se pengesa për këtë është në Beograd, jo në Prishtinë. Është Vuçiqi, është Serbia e këtillë çfarë e kemi njohur gjithmonë, e cila i shtyp, i diskriminon, i shfrytëzon shqiptarët atje. E, nuk është Prishtina ajo e cila po e ndaloka bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën. Ata i kanë dy shtylla kryesore: e para është referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitin 1992, dhe, e dyta është lufta e UÇPMB-së. Mirëpo, për të dyja këto, pengesë është Beogradi, është Serbia./presheva.com/