SHPËRNDAJE

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka deklaruar se “pajtimi Kosovë – Serbi, do të arrihet atëherë kur Sërbija do ta njohë zyrtarisht Republikën e Kosovës.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka deklaruar se “pajtimi Kosovë – Serbi, do të arrihet atëherë kur Sërbija do ta njohë zyrtarisht Republikën e Kosovës dhe të jetë e gatshme të përballet me të kaluarën e saj në fushën e krimit kundër njerëzimit.

Në një intervistë për javoren serbe NIN, Kurti është shprehur kundër bisedimeve të kushtëzuara me Beogradin për cështje të brendshme të Kosovës. Sipas tij, dialogu duhet të jetë i nivelit të hapur dhe demokratik, ndërsa për Asociacionin e Komunave Serbe, ai tha se është produkt i Beogradit që i gjason një Republike Serbe të Bosnjes.