SHPËRNDAJE

AlbinKurti

Ish-kryetari dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një deklaratë në televizionin publikë ka thënë se protestat e opozitës, nuk kanë të bëjnë me dëshirën për pushtet dhe se kundërshtimi brenda Kuvendit me gaz lotsjellës do të vazhdojë derisa të kryej punë.

Lidhur me zgjedhjen e Hashim Thaçit president, Kurti ka thënë nuk mund të bëhet në sallën e seancave.

“Ai mund të bëhet president në tavan ku rrinë minjtë e në Gërmi gjarpërinjtë, por në sallën e seancave në Kuvendin e Kosovës, jo”, ka thënë Albin Kurti.

Ndërkohë Kurti ka thënë se imazhin e Kosovës e pëlqen vetëm klasa e lartë dhe e mesme, sepse shtresa e ulët, sipas tij, po thonë se “nuk hahet imazhi, sepse këtu ka varfëri”.