SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar Sylejman Selimin në vendlindjen e tij, në Aqarevë. Kurti ka thënë se Selimi u lirua me kusht dhe sipas tij, kjo i ngjan shumë gjendjes së vet shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se me Sylejman Selimin janë shokë. Postim i Kurtit në Facebook “Në vendlindjen e tij në Açarevë, sot vizitova gjenerallejtënant Sylejman Selimin.

Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente. Nga Komandant i Zonës Operative të Drenicës të Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së te Komandant i TMK-së e i FSK-së e deri te ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, kanë kaluar 20 vjet prej se e njoh dhe jemi shokë. Por, veprimtaria e tij është edhe më e hershme: ajo nis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari”.